E hënë, 20 maj, 2013

Lajme

Skulpturë në nderim të aktivistes Rosa Parks

x
Madhësia e gërmave - +
Në mjediset e Kongresit amerikan u përurua sot një skulpturë bronzi, gati 3 metra e lartë, për nder të veprimtares së të drejtave civile Rosa Parks. Kjo është skulptura e parë, e plotë, kushtuar një afrikano-amerikaneje që vendoset në Sallën e Statujave të Kongresit. Në ceremoninë e përurimit morën pjesë presidenti Barak Obama dhe drejtuesit e Kongresit.

Presidenti tha se “Rosa Parks jetoi me dinjitet dhe fisnikëri” dhe në një moment të vetëm ndryshoi rrjedhën e historisë së vendit dhe të botës. Me vendosjen e statujës së saj në Kongres, tha presidenti “ajo zë vendin e merituar mes atyre që kanë përcaktuar kursin e Shteteve të Bashkuara”.  Në vitin 1955, në një moment kyç për lëvizjen e të drejtave civile, Rosa Parks nuk pranoi t’i lëshonte vendin një të bardhi në autobus.

Ngjarja ndodhi në qytetin e Montgomërit, në shtetin e Albamës, që në atë kohë ishte i ndarë në baza racore.  Arrestimi i saj u bë shkas për bojktomin e autobuzëve për më shumë e një vit. Më 1956, Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara vendosi ta shpallë të jashtëligjshme praktikën e ndarjes racore në mjetet e transportit publik.

Rosa Parks vdiq në vitin 2005 në moshën 92 vjeçare. Për nder të saj Shërbimi Postar nxorri një pullë më 4 shkurt të këtij viti me rastin e 100 vjetorit të lindjes.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Presidenti i Birmanisë, vizitë në SHBA

Presidenti Thien Sein e filloi vizitën e tij në Uashington, me pjesëmarrjen në një takim të hapur të Zërit të Amerikës
Më tepër

Vazhdojnë polemikat mbi skandalin tatimor

Ndihmësi i lartë i Presidentit Obama Dan Pfeiffer rithekson se administrata nuk ishte në dieni të shkeljeve që vazhduan afro dy vjet
Më tepër

Emmelie de Forest fituese e Eurovisionit

Këngëtarja daneze debutoi me këngën e muzikës pop folk të titulluar Only Teardrops.
Më tepër

Provat me raketa të Koresë së Veriut

Kreu i Kombeve të Bashkuara shpreson se Korea e Veriut do të heqë dorë nga provat me raketa
Më tepër

Siri: Trupat qeveritare hynë në qytetin Kusairit

Aktivistët sirianë të të drejtave të njeriut thane se forcat e sigurisë intensifikuan sulmet në Kusair gjatë ditës, duke goditur me artileri dhe avionë luftarakë dhe duke shkatërruar shtëpi
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive