Lidhje

Sheshel, manifestim i ri nacionalizmi


Ultra-nacionalisti serb, Vojislav Sheshel, i liruar për arsye humanitare nga një gjykatë e OKB-së për krimet e luftës shprehu sot kundërshtimin e hapur përpara Gjykatës Speciale në Beograd, duke djegur flamujt e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Shesheli, i cili mbahej në paraburgim nga Gjykata që nga viti 2003, u lejua të kthehej në Serbi në fund të vitit 2014 për t’iu nënshtruar kurimit nga kanceri i mëlçisë. Ai u shfaq më 10 mars në një seancë gjyqësore në lidhje me ekstradimin për në Hagë, por seanca u shty. Shesheli është akuzuar për rekrutimin e forcave paraushtarake serbe gjatë luftërave në Kroaci dhe Bosnje në vitet 90. Atij iu kërkua nga gjykata e krimeve të luftës të kthehet në Hagë për vendimin që pritet të shpallet më 31 mars, por ai ka deklaruar se nuk do të kthehet kurrë.

XS
SM
MD
LG