E martë, 30 qershor, 2015

Lajme / Shëndetësi

Truri i njeriut, ky organ i sofistikuar ende i panjohur plotësisht

Truri i njeriut, ky organ i sofistikuar ende i panjohur plotësisht
Truri i njeriut, ky organ i sofistikuar ende i panjohur plotësisht
Zëri Amerikës

Mjekët dhe shkencëtarët amerikanë vazhdojnë të zbulojnë misteret e panjohura trurit të njeriut, me shpresën për ta kuptuar më mirë këtë organ pak të njohur. Puna e tyre do t’u vijë në ndihmë personave që kanë pësuar dëmtime serioze të trurit, si p.sh., ligjvenësja amerikane Gabrila Gifford, e cila u plagos rëndë gjatë sulmit me armë zjarri në Tusson të Arizonës. 

E krahasuar me një kompjuter të sofistikuar, kjo masë rreth një kilogramë e gjysëm, që quhet tru,  mund të mos duket si ndonjë gjë e madhe. Por kur dëmtohet, truri reagon, duke ju përshtatur situatës së re që kalon njeriu. Sa kompjutera të prishur, pasi kanë rënë në tokë mund ta bëjnë një gjë të tillë? Pikërisht këtë fleksibilietet dhe aftësi rigjenerimi shpresojnë të inkurajojnë mjekët tek ligjvënësja demokrate Gabrille Gifford, e cila u qëllua me armë zjarri në kokë më 8 janar. Ajo u plagos gjatë një takimi me zgjedhësit e saj në Tusson, të Arizonës. Rikuperimi nga një dëmtim i rëndë i trurit është një process i gjatë dhe i dhimbshëm dhe edhe pse pacientët mund të përmirësohen dukshëm, ekspertët paralajmërojnë se pritshmëria nuk është që ata të bëhen pikërisht ashtu siç ishin më parë.

Steven Flanagan, Shef i Katedrës së Mjekësisë Rehabilituese në Universitetin e Nju Jorkut, thotë:

"Në rastin e ligjvenëses Gifford jemi duke studiuar ato pjesë të trurit që janë dëmtuar, problemet që lidhen me të folurën, ekuilibrin, lëvizjen e krahëve, apo këmbëve, të menduarit, apo ndoshta në kontrollin e emocioneve.”

Shkencëtarët vazhdojnë të zhbulojnë se si truri rimëkombet nga dëmtimet traumatike dhe si mund të nxitet ky proces.

Truri përmban ndoshta 100 miliardë qeliza nervore, ku secila prej tyre është e lidhur me rreth 1 mijë qeliza të tjera, të quajtura neurone. Këto lidhje formojnë qarqe, të cilat janë themeli i aktivitetit të trurit. Dëmtimet në tru mund ta çrregullojnë këtë aktivitet në forma të ndryshme. P.sh., kur e përplas kokën gjatë një aksidenti me makinë, cipa e trurit mund të tendoset e të çahet. Ndërsa një dëmtim depërtues thellë në tru si p.sh., nga një plumb, shkakton dëme më të lokalizuara; por forca e goditjes mund të dëmtojë lidhjet edhe të atyre neuroneve  që nuk janë pranë rrugës ku ka kaluar plumbi. Pra gjendja e pacinetit varet nga ajo pjesë e trurit që është dëmtuar. Pacienti mund të ketë problem me gjetjen e fjalëve për të folur, me kujtesën, organizimin e përparësive, njohjen e fytyrave, të kuptuarit, apo edhe për të bërë disa gjëra njëkohësisht. Nganjëherë pacienti mund të ketë probleme me ecjen, me lëvizjen për të kapur diçka, për t’u  veshur, ose për t’u ushqyer.

"Në përgjithësi, dëmtimi i trurit shfaqet si një sëmudje kronike. Shpesh njerëzit mbeten me dëmtime që nuk rikuperohen plotësisht përsa i përket aftëtisë për të menduar, lëvizjeve motorike, apo edhe aftësisë për të folur dhe kjo ndryshon nga një person tek tjetri, dikush përmirësiohet më shumë, dikush më pak."- thote mjeku.

Si përmirësohet  gjendja e trurit?

Dr. Flanagan shpjegon se fillimisht, truri dhe trupi kanë procesin e tyre të riparimit, enjtja kalon, gjaku absorbohet dhe kjo sjell një përmirësim të gjendjes së të sëmurit. Por kur dëmtimi ka qenë i madh, atëhere fillon procesi i rehabilitimit dhe mjekët i nxisin pacientët të bëjnë aktivitete të ndryshme për t’u ushtruar”.

Në disa raste, qelizat e trurit që janë goditur, nuk kanë vdekur, pra ato mund të rikativizohen. Një e veçantë tjetër është se lidhjet e neuroneve në tru nuk janë të pandryshueshme.   Psh, në se pjesa e dëmtuar e trurit është një zonë e vogël, mund të aktivizohen neuruone të reja, të cilat zëvendësojnë ato të shkatërruarat. Lidhjet ekzistuese mund të fuqizohen, duke i lejuar neuronet të bashkëveprojnë më mirë se më parë.

Qarqet e reja të krijuara në tru, mund të sjellin ndryshime në të folurit, apo shprehjen e fytyrës së një personi. Kur aftësia e të folurit është dëmtuar atëhere njeriu përdor më tepër mimikën. Shpesh, qarqet  e reja të krijuara në tru, nxiten nga  veprimet e pacientit. Kjo është arsyeja përse mjekët rekomandojnë që pacientët me dëmtime në tru ta fillojnë fazën e rehabilitimit sa më shpejt që të jetë e mundur.

 Periudha e rikuperimit mund të jetë e gjatë. Megjithatë, vitin e parë ndodh rikuperimi më i madh. … Dhe shumica e pacientëve me dëmtime në tru shfaqin përmirësim në 12 muajt e parë pas goditjes. Gabriella Gifford vazhdon të rikuperohet. Ajo tani ka filluar të flasë.  Fjala e saj e parë ishte bukë e thekur, që e pa ndërsa po hante mëngjes. Shkencëtarët vazhdojnë kërkimet për të zbuluar sekretet e trurit njerëzor, për t’i ndihmuar personat që vuajnë nga dëmtime të rënda në tru, si ligjvenësja Gifford, që të rikuperohen, për të patur një jetë më mirë.  

 

Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
29.06.2015
Emisioni televiziv Ditari

LAJME

Paqartësi dhe pasiguri për të ardhmen e Greqisë

Kufizime për tërheqjen e fondeve nga qytetarët grekë dhe indinjatë mes zyrtarëve evropianë për shpalljen e referendumit
Më tepër

Përpjekje për zgjidhjen e krizës në Maqedoni

Takimi i katër drejtuesve të partive më të mëdha në Maqedoni të hënën, nuk duket se rezultoi me afrimin e qëndrimeve midis pushtetit dhe opozitës
Më tepër

Avioni diellor

Një avion zviceran me energji diellore po bën një provë tjetër për të kryer udhëtimin rreth botës prej 35 mijë kilometrash pa një pikë të vetme karburanti
Më tepër

Kriza greke dhe ekonomia shqiptare

Mendimet e dy studiuesve, Zef Preçi dhe Oltion Rrumbullaku mbi ndikimet e krizës financiare greke mbi ekonominë shqiptare.
Më tepër

Vendoret, ankimimet në KQZ

Që pas ditës së votimit janë paraqitur 36 kërkesa ankimore. PD kërkon ripërsëritje të zgjedhjeve në Këlcyrë dhe Kurbin. E njejta kërkesë edhe nga LSI-ja për Vorën
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • An owl rests on its perch on a display stand during the agricultural festival of Mnarja in Buskett Gardens outside the town of Rabat in central Malta.
  • A woman walks through an alley as used pairs of jeans are hung to dry before they are sold in a second-hand clothes market in Kolkata, India.
  • A fish eats a dead jellyfish near the surface of the Red Sea in the resort town of Sharm el-Sheikh, south Sinai, Egypt, June 28, 2015.
  • Crew members use a crane to clean windows on the cruise liner Mein Schiff 3 in Valletta's Grand Harbour, Malta, June 28, 2015.
  • An man walks with his cycle through a water-logged street as it rains in Jammu, India.
  • A man pours red wine on a girl's head during the"Batalla del Vino" (Battle of Wine) in Haro. Every year thousands of locals and tourists climb a mountain in the northern Spanish province of La Rioja to celebrate St. Peter's day covering each other in red wine.
  • A hiker in Hong Kong takes a picture of the city from a walking trail.
  • Tourists stand in front of huts that form part of the Lady Elliot Island Eco Resort where a turtle digs for food amongst the coral in the island's lagoon, north-east of the town of Bundaberg in Queensland, Australia.
  • Actors perform during the closing ceremony of the 2015 European Games in Baku, Azerbaijan, June 28, 2015.
  • A woman paddles on top of a surfboard as her dog swims next to her in the Mediterranean Sea in Barcelona, Spain. Weather stations across Spain are warning people to take extra precautions as a heat wave engulfs much of the country, increasing the risk of wildfires.

Interaktive

Nuk keni telefon inteligjent?
Nuk ka problem!
Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

 Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.