E enjte, 20 qershor, 2013

Lajme / Ballkani

Shkodër: Përkujtohet demonstrata e 14 janarit 1990

x
Madhësia e gërmave - +
Pëllumb Sulo
Në qytetin e Shkodrës u përkujtua sot demonstrata e 14 janarit e vitit 1990, kur disa mijra banorë të Shkodrës protestuan në heshtje në sheshin qendror të qytetit, në përpjekje për të rrëzuar bustin e diktatorit Stalin. Sigurimi i shtetit arrestoi disa qindra banorë si dhe pjesën më të madhe të organizatorëve duke synuar shuarjen e protestës. Në përkujtimin e kësaj ngjarje, sot ishte në Shkodër edhe Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, zonja Jozefina Topalli.

Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Vasel Malaj nga: SHBA
15.01.2013 01:03
SHkodra dhe SHkodranet jane simbolet e qendreses Anti-Komuniste dhe nje shembull i veçante ne SHqiperi. GJergj Livadhi ka qene dhe mbetet nje Anti-Komuniste se bashku me gjithe SHoket e tije. Une i njoha ne fillim te viteve 1980. Ky grup ka filluar veprimtarine anti komuniste shume me perpara 14 Janarit 1990 me aksione dhe veprimtari ilegale kunder Komunizmit. Respekt dhe nderim per keta Heroj te gjalle qe ne kulmin e Diktatures kane ndermarre aksione qe do tju kushtonte jeten ne se zbuloheshin.Ne SHqiperi nuk eshte mposhtur Komunizmi, pasi nuk jane denuar Krimet dhe kriminelet Komuniste, duke i dhene keshtu mundesi me ndihmen e Sigurimit te Diktatures ne kushtet e reja te krijohet nga Pinjollet e Diktatures Mafia Komuniste dhe nje Shtet Mafioz. Burimet kryesore shtetaret Shqiptare i krijuan nga Trafiqet, vjelljet dhe Korrupsioni. Lavdi Deshmoreve dhe veprimtareve Anti-Komuniste SHqiptare!! Poshte Komunizmi dhe Mafia e Tyre Kudo ne Bote!!!!


nga: hysen nga: milano
14.01.2013 22:13
Jozefina Topalli nga njera ane perkujton ngjarjet qe ndihmuan ne renien e monumenteve te diktatoreve te vjeter nga ana tjeter eshte jne nga protagonistet kryesore ne ndertimin e neodiktatorizmit Berishian.


nga: Flamur Collaku nga: Tirane, Shqiperi
14.01.2013 21:36
Shkodra mbetet djepi i demokracisë. Ajo e ka treguar veten në çdo kohë. Edhe në këtë demonstratë kanë shprehur revoltën kundër komunizmit. I ka hije Shkodrës dhe duket madhështore kur kujton data të tilla. Shkodra ka bere histori dhe ajo mbetet në krye si prijëse kundër komunizmit. Guximi për të rrezuar bustin e një nga diktatoret me famkeq për Evropën. Edhe sot ka emra rrugesh dhe sheshesh të datëlindjes së tij “21 dhjetori”. Duhet të mos harrohen këto ngjarje e cila ishte në vazhdim që vjen nga Postriba e deri në këtë vit. Janë eliminuar me forma më barbare kundershtaret e komunizmit. Kam besim se në Shkodër nuk do të gjeje asnjëherë ambient të shfaqet dhe të instalohet komunizmi. Duke qene në këto kushte ajo vetëm do të përparojë. Respekt për qytetaret e Shkodrës që mbeten të emancipuar duke sulmuar të keqen e duke përkrahur përparimtaren. Respekte për Shkodrën dhe zoti e bekoftë.


nga: Xhevahir Gradica nga: Durres
14.01.2013 21:35
Respekt e mirenjohje per te gjithe demonstruesit. Shkodra njihet per frymen liridashese dhe rebelimin ndaj dikatures. Ata nuk u vendosen kunder regjimit komunist per te njohur sot dhunimin e lirive dhe te drejtave te njeriut dhe as per te jetuar ne krize e te kercenuar nga krimi e korrupisoni. Zhgenjimin me te madh e pesuan ata qe ishin e mbeten opozitar, te papajtuar me qeverisjen e keqe ne vitet e paskomunizmit.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Raporti 2013 i DASH-it për trafikimin njerëzor

Shqipëria vendoset në Listën e Vëzhgimit ‘Grupi 2’
Më tepër

Reagime për protestat në Turqi

Kryeministri turk kundërpërgjigjet ndaj kritikave ndërkombëtare për shtypjen e demonstruesve.
Më tepër

Debat në Senat për reformën e imigracionit

Një raport i Kongresit përllogarit se reformimi i sistemit dhe legalizimi i 11 milionë imigrantëve do të forcojë ekonominë dhe financat
Më tepër

FBI: Avionët pa pilot përdoren në SHBA

Shtetet e Bashkuara kanë përdorur prej vitesh avionë të telekomanduar përgjatë kufijve jugorë dhe veriorë
Më tepër

Vëzhguesit vendorë: Situata e KQZ me pasoja

Vëzhguesit shprehin shqetësim mbi përdorimin e burimeve zyrtare në fushatë
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive