E premte, 24 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Protesta paqësore në Shkup

Protestuesit e drejtuar nga kryetari i LSD, Branko Cërvenkovski filluan marshin para Televizionit Sitel, vazhduan para qeverisë dhe parlamentit dhe përfunduan tek radio-televizioni publik i Maqedonisë

x
Madhësia e gërmave - +
Isak Ramadani
Mijëra përkrahës të opozitës maqedonase, protestuan sot në mënyrë të qetë para ndërtesave të dy televizioneve, që njihen për politikën e mbështetjes ndaj pushtetit.

Protestuesit e drejtuar nga kryetari i Lidhjes Social Demokrate, Branko Cërvenkovski filluan marshin para Televizionit Sitel, me moton “Kundër gënjeshtrave dhe manipulimeve”; vazhduan para qeverisë dhe parlamentit të vendit për të përfunduar tek radio-televizioni publik i Maqedonisë. Protestuesit shprehën zemërimin, sipas tyre, për shkeljen e standardeve themelore të gazetarisë në këto mjete të infomimit. Zoti Cërvenkovski tha se zgjidhja e vetme e ngërçit janë zgjedhjet e parakohëshme parlamentare.

Ndërkohë, ambasadori amerikan në Maqedoni, Paul Uolers ka komentuar sot nga një qytet në brendi të Maqedonisë, se bojkoti i parlamentit nga cilado qoftë parti nuk është i dobishëm dhe se parlamenti është vendi ku duhet të zhvillohet debati mbi çështjet e hapura.

Ambasadori ka theksuar kërkesën që opozita dhe pushteti i Maqedonisë të punojnë për kapërcimin e problemeve.

Ambasadori Uoler ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkara do të përfshihen në vëzhgimin e zgjedhjeve vendore të 24 marsit, nga të cilat presin një proces të qetë dhe demokratik.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: GJERGJ KASTRIOTI SKENDERB
12.01.2013 21:55
Kjo asht vetem nji loje politike per te largua vemendjen nga dialogu i Serbis me Kosoven.Shqiperija hesht Kosova hesht Serbija po ben luften e saj politike dhe diplomatike kunder Kosoves ne Beograd ne Bruksel dhe ne veri dhe lindje te Kosoves dhe trgon muskulaturen e saj se ka fuqi asht e afte te kontulloj Kosoven.Kjo asht dobesi e Kryeministrit Berisha dhe Thaqi si dhe te presidetit Nishani dhe presidetes Jahjaga si dhe parlametit ne Tiran dhe Prishtin.Kosova perseri viktim e Serbis dhe Shqiperis.Kosova asht nji bombe e kurdisur nga Europa e cila pret mometin te explodoj.Argumet Thaqi nuk e ka ne kontroll Kosoven.Gjithashtu as Maqedonija asht e trazuar gjersa Shqiperija po pret shqipetaret nga te gjitha vendet shqipetare ta marrin fatin e saj ne duart e veta.Europa po luan me zjarr ne Ballkan.Ajo deshiron nji Serbi te fuqishme si supernacion ne Ballkan ta kontrolloj Ballkanin.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Fushata zgjedhore fillon pa transparencë financiare

Organizatat e shoqërisë civile po shprehin shqetësim për mungesën e transparencës së tyre mbi financimet
Më tepër

Prishtina miraton planin për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

Marrëveshja u siguron serbëve në komunat veriore të Kosovës një shkallë të lartë autonomie
Më tepër

Arvizu: Të hënën në parlament edhe çështja e KQZ

Ambasadori amerikan u bëri thirrje palëve të zgjidhin ngërçin e Komisionit Qendror. Javën e ardhshme rikthehet në Tiranë zyrtari i DASH, Jonathan Moore
Më tepër

Portret i madh i Nelson Mandelës

Për piktorin jugafrikan Paul Blomkamp buzëqeshja interesante e Mandelës ka shërbyer si nxitje për të bërë këtë portret
Më tepër

Përleshje në lagjet periferike të Stokholmit

Që nga e diela, qindra të rinj të këtyre lagjeve u kanë vënë zjarrin dhjetra makinave, kanë dëmtuar ndërtesa dhe janë përleshur me policinë
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive