E enjte, 23 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Kërkohet referendum për importin e plehrave

Gjykata Kushtetuese filloi procedurat për kërkesën e një grupi ambjentalistësh për referendum mbi këtë temë

x
Madhësia e gërmave - +
Armand Mero
Në Shqipëri Gjykata Kushtetuese nisi sot procedurat për kërkesën e një grupi aktivistësh të të drejtave të njeriut dhe ambientalistësh për organizimin e një referendumi për ndalimin e importit të mbetjeve

Debati per importin e plehrave ka nisur që në vitin 2011 kur parlamenti miratoi një ligj të ri për trajtimin e mbetjeve urbane në të cilin ishin përfshirë edhe dy nene që lejonin importimin e tyre për qëllime riciklimi. Ambientalistët i kundërshtuan me forcë këto dy nene duke argumentuar se Shqipëria nuk ka mundësitë për kontrollet e nevojshme dhe se vendi sipas tyre mund të rrezikojë të kthehet në një destinacion për mbetjet e rrezikshme. Por sipas qeverisë, ligji është hartuar në përputhje me standartet europiane dhe  janë vetëm 25 lloje mbetjesh që lejohet të hyjnë për qëllime riciklimi.

Në fillim të vitit të shkuar  të grupuar në Aleancën kundër importit të Plehrave, aktivistët e të drejtave të njeriut dhe ambientalistët mblodhen mbi 60 mijë firma, duke dorëzuar kërkesën për referendum. GJykata ka kohë 60 ditë për të vendosur, dhe më pas, nëse pranon kërkesën për referendum, i takon presidentit të vendit që brenda 45 ditësh të shpall datën. Por edhe nëse gjykata do të jetë në favor, referendumi nuk do të mund të zhvillohet përpara dhjetorit të ardhshëm, pasi 6 muaj para skadimit të afatit të parlamentit dhe tre muaj pas mbledhjes së parlamentit të ri nuk mund të mbahen referendume.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Shqipëri: Tre ligjet e reformave votohen të hënën

Ky vendim i kryeministrit Sali Berisha vjen pasi socialistët pranuan një propozim kompromisi të LSI-së për votimin në parlament
Më tepër

Siri: Plan tranzicioni nga opozita

Moaz al-Khalib i kërkon Bashar al Assad t’ia dorëzojë pushtetin një ndihmësi të afërt dhe të largohet nga vendi me 500 përkrahës të tij
Më tepër

Kosovë: Pesë të arrestuar për krime lufte

Arrestimet janë pjesë e hetimeve për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore
Më tepër

Kosovë: Pllakë përkujtimore për hebrejtë

Vendosja e pllakës përkujtimore u bë në qendër të Prishtinës, në vendin kur dikur ngrihej sinagoga e vetme në qytet
Më tepër

Sek. Kerry bisedime me izraelitët dhe palestinezët

Kryediplomatët amerikanë dhe britanikë synojnë t'i ulin të dyja palët në tryezën e bisedimeve të bllokuara të paqes
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive