E mërkurë, 19 qershor, 2013

Lajme / Ballkani

Shqipëri: Ndarja e mandateve të parlamentit

x
Madhësia e gërmave - +
Armand Mero
Në Shqipëri debate të forta lidhur me ndarjen e mandateve të parlamentit sipas zonave hapën sot mbledhjen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Përfaqësuesit socialistë kundërshtuan hapur kërkesën dërguar parlamentit nga sekretarja e Përgjithshme e Komisionit, ku sipas tyre kërkohej që të ishte parlamenti ai që të vendoste mbi ndarjen e mandateve.

Komisioni Qëndror dështoi pak javë më parë në arritjen e një marrëveshjeje, për shkak se socialistët pretenduan për manipulime me numrin e zgjedhësve në zonën e Kukësit, në mënyrë që sipas tyre këtij qarku të mos i shkurtohej një mandat deputeti. Nënkryetari i KQZ Denar Biba i propozuar nga opozita, e konsideroi një shkelje kushtetuese kërkesën për një vendimarrje nga parlamenti, aq më tepër kur kjo kërkohej të bëhej sipas të dhënave të vitit 2009, theksoi ai.

Nga ana e saj kryetarja e Komisionit Lefteri Lleshi akuzoi përfaqësuesit socialistë për deklarata dhe kërkesa të pabazuara në ligj.

Nuk është hera e parë që Komisioni qëndror përfshihet nga debatet dhe nuk arrin të marrë vendime të rëndësishme kur kërkohet një votim me konsensus. Ndarja e mandateve pritet të jetë një cështje e nxehtë që rrezikon të provokojë polemika të tjera mes palëve.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
15.01.2013 21:55
KQZ eshte kthyer ne nje instrument politik te Berishes dhe po shkateron zgjedhjet Parlamentare nga e besuara e tij Lefteri LLeshi ,eshte paradoksale qe zonen e Kukesit te shtohet nje mandat deputeti sepse jane shtuar shume ndersa ne Berat i hiqet mandati per deputet sepse jane pakesuar popullate.por hileja eshte sepse nuk behet hetim Parlamentar sepse Topalli eshte njesh me Berishen.KQZ DHE ADMINISTRATA E KQZ NUK PO JUSTIFIKOJNE PAGAT E TYRE QE I MARIN NGA TAKSAPAGUESIT SHQIPETARE MOS LUAJ ZONJA LEFTERI ME TAKSAPAGUESIT SHQIPETARE.KU E GJEN TE LUASH ME SHQIPETARET .NDRYSHO RUGE NE DREJTIM TE DUHUR DUKE ZBATUAR LIGJIN..VEPRO TANI..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Pres. Obama flet sot tek Porta e Brandenburgut

Ai ka në plan t’u bëjë thirrje evropianëve dhe amerikanëve të bashkohen për të luftuar sfidat e kohës moderne, kur t’u drejtohet mijëra gjermanëve në Berlin
Më tepër

SHBA fillojnë nesër bisedime me talebanët në Katar

Pres. Obama tha në takimin e nivelit të lartë të G8-s se këto bisedime janë “hapi i parë fillestar”, por paralajmëroi se pret “vështirësi gjatë procesit”
Më tepër

SHBA: Mbi 50 sulme terroriste të parandaluara

Drejtori I NSA, Keith Alexander tha në Kongres dje se programet e përgjimit që u bënë publike kohët e fundit janë jetike për mbrojtjen e vendit
Më tepër

Fushata zgjedhore në Tiranë

Tirana dërgon 32 deputetë në parlamentin e ri dhe diferencat janë shumë të ngushta e të paparashikueshme
Më tepër

BB, rritja e prodhimit në Kosovë - 3.1% për 2013

Përfaqësuesit e Bankës e përshkruan me tone jo shumë të këndshme rrjedhën e zhvillimeve ekonomike të Kosovës gjatë vitit 2012, ndërsa parashikimet për këtë vit pritet të jenë më të qëndrueshme
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive