Lidhje

Shqipëri-Serbi: Të rritet bashkëpunimi


Zonja Maja Gojkovic në Tiranë, vizita e parë e një kryetari të parlamentit serb: Të punojmë për cështjet e përbashkëta. Kryetari i parlamentit shqiptar Ilir Meta: Shqiptarët e Luginës së Preshevës gur themeltar në marrëdhëniet tona

Shqipëria dhe Serbia angazhohen të forcojnë bashkëpunimin me tyre. Kjo u deklarua sot nga kryetarët e parlamenteve të të dy vendeve në përfundim të takimit mes tyre në Tiranë.

Kryetarja e parlamentit të Serbisë Maja Gojkovic ishte për vizitë zyrtare në Shqipëri, e para e një drejtuesi të parlamentit serb në kryeqytetin shqiptar. Ajo u takua me autoritetet me të larta të vendit. “Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë janë ngritur në një nivel të ri, më dinamik dhe vizita e zonjës Gojkoviç në Tiranë është tregues i qartë i këtij vullneti dhe momenti pozitiv që ekziston mes dy vendeve”, u shpreh kryetari i parlamentit shqiptar Ilir Meta.

“Shqipëria edhe Serbia kanë disa çështje më të cilat nuk pajtohen, por gjithashtu edhe anëtarët e Bashkimit Evropian kanë të njëjtat gjëra. Por bashkëpunimi midis tyre përsëri vijon për ato çështje për të cilat nuk kanë asnjë ndarje, kështu që – sipas zonjës Gojkovic – të dy vendet duhet të ndjekin këtë shembull dhe të bashkëpunojnë në fushat ku janë dakord , ndërsa për çështjet e tjera të hapura do të bisedohet më vonë”, nënvizoi kryetarja e parlamentit serb.

Nga ana e tij zoti zoti Meta ka ngritur edhe cështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës e cila sipas tiji “ka një domethënie të veçantë për Shqipërinë e cila e sheh dhe mirëqenien dhe integrimin me të drejta të plota të minoritetit shqiptar në Serbi si një gur themeltar të rëndësishëm të marrëdhënieve midis dy vendeve dhe si një urë të fortë bashkëpunimi dhe miqësie mes tyre”, theksoi zoti Meta.

XS
SM
MD
LG