Lidhje

Shqipëri: Shqyrtim i ndërtimeve të kultit


Në Shqipëri autoritetet shtetërore, në bashkëpunim me Komunitetin Musliman po shqyrtojnë të gjitha ndërtimet e objekteve të kultit, për të shmangur predikimet me natyrë radikale, që bëhen në disa xhami të ngritura pa leje. Zyrtarët pohuan se po kryejnë një verifikim të gjerë në terren mbi pronësinë dhe lejet e ndërtimit, për të lehtësuar administrimin e tyre nga ana e Komunitetit Musliman.

Shqipëri: Shqyrtim i ndërtimeve të kultit
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:22 0:00

Autoritetet shtetërore shqiptare në bashkëpunim me komunitetitn musliman po shqyrtojnë të gjithë ndërtesat fetare në vend, për të vendosur mbi baza të rregullta ligjore funksionimin e tyre si objekte kulti.

Drejtuesit pohojnë se ky proces verfikimi, që nuk është kryer gjatë 25 vjetëve të demokracisë, është bërë i domosdoshëm tani përballë dhunës së terroristëve ndërkombëtarë dhe propagandës për dhunë fetare, që po zhvillohet në disa prej tyre.

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, Ilir Dizdari, tha se tani ka nisur një proces i gjerë për identifikimin e plotë të objekteve të kultit.

Bëhet fjalë për disa qindra të tilla të vjetra dhe të reja në të gjithë territorin, ndërsa shifrat nuk janë mbyllur ende. Por kush i ka financuar ndërtimet e këtyre xhamive të reja?

Qeveria ka shtuar masat e sigurisë ndaj terrorizmit, por vendi nuk është i imunizuar ndaj propagandës radikale pseudo-fetare.

Dy vjet më parë dy imamë dolën para drejtësisë për këtë akuzë, ndërsa aktualisht po shtohen bashkëpunimin me komunitetin musliman, që të merren nën administrim disa xhami jashtë administrimit të komunitetit.

Ashtu si gjithë shoqëria shqiptare që ndërtoi pa leje, edhe komunitetet fetare janë prekur nga kjo dukuri, dhe kanë dokumente të mangëta ose nuk kanë fare shkresa mbi ndërtimet pa leje si objekte kultit.

Kryesorja, sipas tij është ruajtja e bashkëjetesës dhe harmonisë fetare shqiptare si model unik në botë, i përmendur si një vlerë nga të gjithë.

Drejtuesi i komitetit të kulteve mendon që në bashkëpunim me komunitetin musliman zhdukja e informalitetit 25 vjeçar mbi këto objekte të reja kulti është hapi i parë që do të shmangë edhe dukurinë e predikimeve radikaliste, sepse xhamitë e reja do të administrohen nga Komuniteti Musliman dhe ai do të emërojë imamë me përgatitjen e duhur teologjike.

XS
SM
MD
LG