Lidhje

Studim i ri për Sidën


Një studim i kohëve të fundit me 2 mijë gra në Afrikë, arrin në përfundimin se evoluimi i shpejtë i virusit HIV po dobëson aftësinë e tij për të shkaktuar Sidën.

Studimet tregojnë se dobësimi i virusit HIV mund të jetë njëri ndër disa faktorët që po kontribuojnë në një pikë kthese që po shfaq epidemia vdekjeprurëse dhe që një ditë mund të çojë në fundin e saj.

Gati 35 milion njerëz janë të infektuar me virusin HIV dhe Sida ka vrarë 40 milion njerëz që kur filloi të përhapej 30 vjet më parë. Por studiuesit theksuan se për herë të parë në historinë e epidemisë, numri vjetor i infektimeve të reja me HIV ishte më i ulët sesa numri i njerëzve që u nënshtrohen trajtimeve. Kjo do të thotë se është arritur një pikë kritike në pakësimin e vdekjeve nga Sida.

XS
SM
MD
LG