Lidhje

Sierra Leone merr masa kundër Ebolës


Rrugët e Sierra Leones ishin pothuajse të zbrazëta sot, ndërsa në vend filloi një periudhë treditore izolimi për të gjetur raste të panjoftuara të Ebolës dhe për të ndalur përhapjen e sëmundjes vdekjeprurëse.

Dhjetra-mijëra punonjës të shëndetësisë po shkojnë shtëpi më shtëpi në vendin afrikano-perëndimor, duke informuar njerëzit sesi ta shmangin Ebolën dhe duke u bërë thirrje pacientëve që dyshohet të kenë Ebolën që të shkojnë në qendrat e trajtimit.

Në Guinenë fqinjë, banorët e fshatrave në një rajon të largët juglindor vranë tetë vetë që ishin pjesë e një grupi për rritjen e ndërgjegjësimit për sëmundjen. Autoritetet kanë arrestuar gjashtë persona lidhur me sulmin, që ndodhi të premten në fshatin Wome.

Fushatat kundër Ebolës janë penguar nga frika dhe keqinformimi.

XS
SM
MD
LG