Lidhje

Sfidat për sigurinë në Kosovë


Situata e sigurisë në Kosovë
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:36 0:00

Në Kosovë, njohës të çështjeve të sigurisë thonë se gjendja në vend mbetet e qetë por me sfida të shumta për sigurinë. Ata thonë se zhvillimet e fundit në rajon, rritja e ekstremizmit fetar dhe gjendja në veriun e vendit, janë faktorët kryesorë që mund të cënojnë stabilitetin e Kosovës.

Situata e sigurisë në Kosovë
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:36 0:00

Ata thonë se këto janë tri çështje që duhet të trajtohen me përparësi nga institucionet e vendit.

Kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë në Parlamentin e Kosovës, Daut Haradinaj thotë se pas zhvillimeve të fundit në rajon, Kosova duhet të mendojë për rritjen e sigurisë së saj.

“Krijimi i kapaciteteve, sidomos anëtarësimi në organizatat e sigurisë ndërkombëtare do të ishte për momentin urgjente për shkak se ne nuk jemi anëtarë të INTERPOL-it dhe EUROPOL-it dhe është shumë e pamundur të kemi qasje të barabartë ose edhe për të qenë sponsor të sigurisë rajonale. Natyrisht unë nuk mendoj që ka gjithmonë rrezik në Kosovë në aspektin e sigurisë individuale, por normal që edhe ne nuk mund të jemi imun përball të gjitha këtyre zhvillimeve jo vetëm në rajon, por kjo po shihet që ka edhe një zhvillim ndërkombëtarë”, tha ai.

Daut Haradinaj
Daut Haradinaj

Zoti Haradinaj numëron disa nga sfidat e sigurisë me të cilat mund të përballet Kosova.

“Në rrethanat ekzistuese ka një mos komunikim real në mes etnive, nëse flasim për veriun e Kosovës dhe shumicës në Kosovë, natyrisht është edhe terrorizmi njëra prej dukurive më negative që nuk jemi vetëm ne të rrezikuar, por që duhet është edhe një element jashtëzakonisht kërcënues edhe për rajonin kur shihen zhvillimet që po ndodhin në pjesë tjera të botës. Janë edhe ndikimet e fuqive dhe Kosova duhet të jetë e kujdesshme në këto situate”, tha zoti Haradinaj.

Drejtori i Qendrës së Kosovës për Studime të Sigurisë, Florian Qehaja thotë se megjithëse viteve të fundit incidentet ndër etnike në Kosovë kanë shënuar rënie, ende ekzistojnë mundësi për një gjë të tillë, posaçërisht në veriun e vendit.

“Për arsye se sidomos në raport me veriun ka një potencial do të thotë për përdorim të forcës, në raport me institucionet e vendit dhe në raport me mos dëgjueshmërinë e qytetarëve serb apo qarqeve të caktuara në veri në raport me Kosovën”, tha ai.

Një sfidë tjetër sipas zotit Qehaja mbetet pjesëmarrja e qytetarëve të Kosovës në luftërat në Lindjen e Mesme. Ai thotë se të njëjtit potencialisht mund të përdorën nga qarqe të caktuara në dëm të shtetit të Kosovës. Ai numëron disa nga faktorët që kanë lehtësuar rekrutimin e qytetarëve të Kosovës për të luftuar përkrah organizatave ekstremiste në Lindjen e Mesme.

“Kontakti i qytetarëve me institucionet është shumë i kufizuar, është shumë i ultë, nuk ka interes qeveria që të komunikojë me qytetarët as në zona urbane dhe rurale, pastaj një nivel i ultë i edukimit, një mos zhvillim ekonomik, papunësia dhe një izolim total I Kosovës si Brenda ashtu edhe jashtë ka bërë që të kemi një mundësi nga ana e qarqeve të caktuara për të radikalizuar shtresat e caktuara të popullatës”, tha zoti Qehaja.

Zoti Haradinaj thotë se vetë pjesëmarrja e qytetarëve të Kosovës në luftërat në Lindjen e Mesme e bënë gjendjen e sigurisë në Kosovë të pa përshtatshme.

“Por, me siguri edhe bota edhe ne e dimë se shumica e popullit në Kosovë ka drejtim perëndimor dhe kjo na gëzon, pavarësisht religjionit nuk na dallon prej popujve perëndimor. Gjithsesi që ne duhet të jemi të kujdesshëm që ti marrim masat e sigurisë dhe ti bindim qytetarët tanë që nuk është rrugë ajo të cilën disa individë e kanë ndjekur dhe ata ti bindim që Kosova është shtet perëndimor, por edhe e ardhmja e saj është në Evropë”, tha zoti Haradinaj.

Autoritetet në Kosovë kanë ndërmarrë hapa të ndryshëm që synojnë parandalimin e qytetarëve të Kosovës që t’u bashkohen luftërave jashtë vendit. Rreth 150 veta janë arrestuar deri tash në kuadër të hetimeve për përfshirje në veprimtari që kanë të bëjnë me zhvillimet në Lindjen e Mesme, përkatësisht luftëtarë, nxitës dhe rekrutues të ushtarëve për në luftërat e huaja, ndërsa sivjet u miratua edhe një ligj që parasheh dënime deri në 15 vjet heqje lirie për ata që përfshihen në ato luftëra.

XS
SM
MD
LG