Lidhje

70 vjet nga Gjyqi Special i komunizmit


Shoqata e ish të përndjekurve politikë ë diktaturës komuniste dhe Instituti për studimin e krimeve të komunizmit përkujtuan sot 70 vjetorin e Gjyqit Special të vitit 1945. Në atë gjyq të diktaturë së re komunsitët shqiptarë dënuan qysh në javët e para të pushtetit të tyre 65 intelektualë në emër të “bashkëpunimit të tyre me pushtuesit”.

70 vjet nga Gjyqi Special i komunizmit
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:32 0:00

Gjykata Speciale joprofesionale dhe jolegjitime kishte për kryetar një hekurpunues. Me urdhër të Partisë Komuniste ai dënoi me pushkatim 17 persona dhe pjesën tjetër me burgime të gjata.

Ky gjyq ishte i pari në serinë e pandalur të gjyqeve ndaj kundërshtarëve të regjimit komunist, që zgjati gati gjysmë shekulli. Ky përvjetor vjen ndërkohë që në qarqet politike të Tiranës u kthye sërish debati për dosjet e Sigurimit të Shtetit dhe për dekriminalizimin e institucioneve.

“Unë mendoj se Shqipëria ende nuk është distancuar nga diktatura. Së pari duhet bërë de-komunistizimi dhe më pas de-kriminalizimi do të jetë më i lehtë” - tha Simon Miraka, drejtues i shoqatës së të përndjekurve politikë të regjimit komunist.

Ndërkohë, Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare po zhvillon një cikël ligjëratash me ekspertë nga shtetet e Europës Qendrore e Lindore ish-komuniste mbi mënyrën se si e kanë trajtuar ata marrëdhëniet me të kaluarën komuniste.

Studiues nga Çekia sollën përvojën e vendit të tyre, ndërsa Instituti i Studimeve Ndërkombëtare po sjell studiues edhe nga Polonia e Gjermania për të shpjeguar në Shqipëri disa shembuj para se të vendosë zgjidhjen e saj mbi dosjet e shërbimit sekret.

Drejtuesi i këtij Instituti Albert Rakipi, thotë se raportet e shtetit demokratik me të kaluarën nuk duhen ngushtuar vetëm në çështjen e dosjeve sekrete, por kjo është një temë e gjerë që prek gjithë shoqërinë.

“Kjo është një çështje që lidhet me dosjet dhe lustracionin, por është edhe çështje kulturore; se si do t'ua tregojmë brezave të ardhshëm krimet e diktaturës, çfarë do t'u themi atyre për të shkuarën, që të ketë vkerë për të ardhmen” - tha zoti Rakipi.

Edhe sot 70 vjet pas instalimit të diktaturës komuniste dhe afro 25 vjet nga rrëzimi i saj, Shqipëria ende ka një marrëdhënie të paqartë me atë regjim tejet të dhunshëm. Shoqëria dhe institucionet luhaten prej vitesh midis nostalgjive dhe etjes për drejtësi ndaj viktimave.

Parlamenti po diskuton dy variante të një ligji të ri për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit, por në 20 vjet, pohojnë studiuesit, ai institucion së pari dhe partitë që e përbëjnë atë, nuk kanë patur vullnetin për ta zgjidhur këtë çështje.

XS
SM
MD
LG