Lidhje

Nisur drejt Sirisë, në pranga një 18 vjeçar


Policia greke riatdhesoi në Pikën kufitare të Kakavijës një 18-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet se ka synuar pjesëmarrjen në veprime luftarake në Siri. Burime zyrtare policore kanë pohuar se pas këmbimit të informacionit me palën shqiptare është bërë i mundur bllokimi i të riut në territorin grek dhe më pas dorëzimi I tij autoriteteve shqiptare të cilat menjëherë bënë arrestimin e tij. Prokuroria shqiptare e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet mbi rastin. Burime paraprake pohojnë se i riu shqiptar është ngë Lushnja dhe kishte pak kohë që kishte kaluar kufirin shqiptar, në drejtim të Greqisë.

Një muaj më parë, një operacion i përbashkët i policisë shqiptare dhe asaj italiane coi në goditjen e një celule terroriste e cila rekrutonte besimtarë muslimanë të cilët dërgoheshin më pas për të marrë pjesë në luftimet në Siri, për llogari të të ashtuquajturit Shtet islamik i Sirisë dhe Irakut. Të paktën dy shqiptarë u arrestuan, njëri në Itali dhe tjetri, 38 vjecari Alban Elezi, në Shqipëri.

Ndërkohë në Gjykatën e krimeve të Rënda në Tiranë vazhdon procesi ndaj 8 personave që u arrestuan vitin e kaluar si pjesë e një celule që rekrutonte shtetas shqiptarë të besimit musliman, duke i dërguar për luftë në Siri.

//

XS
SM
MD
LG