Lidhje

Siri, lirohen gazetarët francezë pas rreth një viti


Katër gazetarë francezë që mbaheshin peng në Siri që prej pothuajse një vit, janë liruar.

Agjencia turke e lajmeve Dogan tha se ushtarët turq i gjetën gazetarët në kufirin me Sirinë me sy dhe duar të lidhura.

Ata ishin kapur në dy incidente të veçanta qershorin e kaluar ndërsa mbulonin konfliktin në Siri.

Presidenti francez Francois Hollande tha sot se ndjhehej shumë i lehtësuar për lirimin e tyre.

Ai tha se katër gazetarët ishin “në gjendje të mirë shëndetësore, megjithë kushtet e vështira dhe mbajtjen peng” dhe se do të ktheheshin në Francë në orët e ardhshme.
XS
SM
MD
LG