E enjte, 23 maj, 2013

Lajme / Bota

Al-Khatib udhëheqësi i koalicionit të ri sirian

x
Madhësia e gërmave - +
Grupet siriane të opozitës zgjodhën klerikun e moderuar, Maath al-Khatib, si udhëheqësin e parë të një koalicioni të ri, në të cilin bëjnë pjesë fraksionet që luftojnë për përmbysjen e Presidentit Bashar al-Assad.
        
Biznesmeni Riad Seif, i cili propozoi nismën e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara për formimin e një organizate për përfshirjen e gjithë opozitës siriane, brenda dhe jashtë vendit, u zgjodh dje zv/president. Suhair al-Atassi, një aktiviste e mirënjohur, po ashtu u zgjodh zv/presidente.
        
Seif kishte hartuar propozimet e reformës së mbështetur nga Shtetet e Bashkuara mbi të cilat u arrit marrëveshja dje në Doha të Katarit. Figurat e opozitës siriane ishin përpjekur të arrinin konsensus nën presionin e diplomatëve amerikanë dhe zyrtarëve nga Katari, të cilët kanë mbështetur aktivitetin e opozitës që nga fillimi i kryengritjes vitin e kaluar.
        
Marrëveshja u arrit pasi Këshilli Kombëtar Sirian, i cili ishte konsideruar më parë si përfaqësuesi kryesor i opozitës, u përkul para presionit arab dhe perëndimor për të rënë dakord për strukturën e re të përfshirjes së grupeve që nuk kishin qënë të predispozuar të bashkoheshin me të.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Kosovë: Pesë të arrestuar për krime lufte

Arrestimet janë pjesë e hetimeve për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore
Më tepër

Uashingtoni pohon përdorimin e avionëve të telekomanduar

Prokurori i Përgjithshëm Eric Holder deklaron në një letër drejtuar udhëheqësve të Kongresit se SHBA kanë vrarë shtetas amerikanë me avionë të telekomanduar në Jemen e Pakistan në vitin 2009
Më tepër

Cameron: Sulmi i ngjan një akti terrorist

Kryeministri britanik shprehu tronditjen lidhur me sulmin e djeshëm në jug të Londrës që la të vrarë një person
Më tepër

AI: Të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe Kosovë për 2012

Shqetësimet për Shqipërinë: Dhuna në familje, diskriminimi i komuniteteve rom dhe gay; Shqetësim për Kosovën dhe Serbinë: Marrëveshja nuk merr parasysh të drejtat e njeriut
Më tepër

Fushata elektorale në Gjirokastër

Partitë politike kryesore paraqitën pesë kantidatët për garën e 23 qershorit, duke premtuar projekte për Qendrën Historike dhe hapjen e vendeve të punës
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive