Lidhje

Uashingtoni përballë Moskës në Siri


Autoritetet iraniane thonë se një komandant i lartë i Gardës Revolucionare Iraniane është vrarë në Siri. Përmes një deklarate, ushtria iraniane tha se Gjeneral Hossein Hamedani u vra nga luftëtarët e Shtetit Islamik në fillim të javës ndërsa ishte këshilltar i trupave siriane në rajonin verior të Aleppos.

Aeroplanët francezë ndërmorën sot sulme të reja në Siri. Ndërkohë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter, thotë se Rusia së shpejti do të ndjejë pasojat e përdorimit të raketave me rreze të gjatë veprimi që nuk po godasin objektivat siriane.

“Do të ketë pasoja për vetë Rusinë, e cila me të drejtë i frikësohet një sulmi ndaj Rusisë. Presim që në ditët në vazhdim, rusët të fillojnë të përballen me viktima në Siri.”

Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se raketat e saj kishin përfunduar në objektivat e Shtetit Islamik pa shkaktuar vrasje mes civilëve.

Por zoti Carter thotë se goditjet e rastësishme me raketa nga rusët, rrezikojnë personelin dhe paisjet e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara i cili po përpiqet të çrrënjosë Shtetin Islamik.

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry përsëriti shqetësimet e Uashingtonit gjatë një telefonate me Ministrin e Jashtëm të Rusisë Sergei Lavrov të enjten. Zëdhënësi i Departamentit tët Shtetit John Kirby:

“U diskutua rëndësia e ecjes përpara në diskutimet taktike dhe dialogun drejt synimit të mënjanimit të konfliktit, për të shmangur aksidentet dhe keqkuptimet, veçanërisht në qiell. Sekretari po ashtu foli edhe për rëndësinë e ecjes përpara drejt një zgjidhjeje politike për Sirinë.”

Rusia është një aleat i rendësishëm i presidentit sirian Bashar al-Assad. Por presidenti amerikan Barack Obama thotë se Assadi nuk ka të ardhme në Siri.

XS
SM
MD
LG