E shtunë, 25 maj, 2013

Lajme

Siri: Shpërthime në Universitetin e Aleppos

x
Madhësia e gërmave - +
Një grupi sirian i të drejtave të njeriut thotë se dy shpërthime kanë shkaktuar vdekjen e 52 personave sot në Universitetin e Aleppos, qyteti më i madh i Sirisë.

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut me seli në Britani, i tha Zërit të Amerikës se askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet dhe se numri i viktimave pritet të rritet.
Televizioni shtetëror sirian i përshkroi shpërthimet si një “sulm terrorist”, por nuk dha detaje të mëtejshme ose numrin e saktë të viktimave.

Shkaku i shpërthimeve nuk dihet, por qeveria dhe aktivistët e opozitës fajësojnë njeri tjetrin.

Aleppo, qendra tregtare e Sirisë, është shkatërruar nga dhuna që kur rebelët nisën një  sulm të madh në qytet në korrik të viti të kaluar. Universiteti i qytetit ndodhet në zonën e kontrolluar nga forcat qeveritare.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Obama: T'u pritet rruga sulmeve seksuale në ushtri

Obama: Ata që kryejnë sulme seksuale nuk kryejnë thjesht një vepër penale, por kërcënojnë edhe besimin dhe disiplinën që mbajnë ushtrinë tonë të fortë
Më tepër

Emily Bear, një pianiste e talentuar 11 vjeçare

Ajo ka marrë pjesë në koncerte në Carnegie Hall, Shtëpinë e Bardhë, festivale të klasit botëror, orkestra simfonike etj
Më tepër

Arrest shtëpie për shtatë të dyshuar për krime lufte

Një gjykatë e drejtuar nga EULEX-i caktoi masën e arrestit shtëpiak për shtatë ish pjesëtarë të UÇK-së që po hetohen nën dyshimet për krime lufte
Më tepër

Fushata zgjedhore fillon pa transparencë financiare

Organizatat e shoqërisë civile po shprehin shqetësim për mungesën e transparencës së tyre mbi financimet
Më tepër

Prishtina miraton planin për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

Marrëveshja u siguron serbëve në komunat veriore të Kosovës një shkallë të lartë autonomie
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive