Lidhje

Situata në Ferguson


Policia në qytetin Ferguson të shtetit Mizuri, është ende duke u përpjekur të gjejë autorin e të shtënave me armë ndaj dy oficerëve të policisë ndërkohë që ishte duke përfunduar një demonstratë jashtë stacionit të policisë. Demonstrata dhe të shtënat ndodhën pak orë pas dorëheqjes së shefit të stacionit të policisë në Ferguson, që sipas një raporti të Departamentit të Drejtësisë ka ushtruar praktika diskriminimi racor.

Presidenti Obama e dënoi sulmin gjatë një emisioni televiziv të orëve të vona.

“Ato që kanë ndodhur ndodhur në Ferguson ishin të një natyre represive, të dëdnueshme dhe për të cilën ia vlente protesta, por nuk ka asnjë justifikim për akte kriminale.”

Në orët e vona të së enjtes në Ferguson, dhjetëra njerëz u mblodhën për të zhvilluar një marshim proteste dhe të tjerët për të ndezur qirinj përkujtimorë vetëm pak metra nga ku ndodhën të shtënat. Një oficer policie u qëllua në shpatull, ndërsa tjetri në fytyrë. Të dy pritet të shërohen.

Një folëse u bëri thirrje të pranishëmve të punojnë së bashku për të mposhtur forcat që po përçajnë komunitetin.

“Kemi ardhur për të rikujtuar se jemi të gjithë të lidhur me njeri tjetrin, dhe në se nuk jemi njerëzorë me njeri tjetrin, vështirë të kapërcehen problemet”.

Të shtënat e filmuara nëpërmjet celularit u pasuan nga një operacion i gjerë policor për kapjen e autorit. Policia ndaloi tre persona, por njoftoi se deri më tani nuk është bërë asnjë arrestim.

Prokurori i Përgjithshëm Eric Holder e quajti sulmin “një pusi”.

“Autorët nuk ishin duke u përpjekur të sillnin shërimin për plagët e Fergusonit. Këta janë njerëz pa vlerë që u përpoqën të mbjellin përçarje në një vend ku njerëzit po përpiqen të rimarrin veten dhe të ribashkojnë një komunitet që ka pësuar çarje afatgjata.”

Të shtënat ndodhën vetëm pak orë pasi shefi i policisë së qytetit dha dorëheqjen pas publikimit të një raporti të Departamentit të Drejtësisë që akuzon departamentin e policisë për praktika diskriminimi racial.

Shefi i policisë së Fergusonit, Thomas Jackson, paraqiti dorëheqjen shtatë muaj pasi polici i bardhë Darren Wilson qëlloi për vdekje adoleshentin zezak Michael Brown gjatë një përballjeje në rrugë në muajin gusht.

Oficeri Wilson nuk u akuzua nga Departamenti i Drejtësisë për dhunim të të drejtave civile të viktimës Brown, dhe një juri gjyqësore gjithashtu nuk ngriti akuza ndaj tij.

XS
SM
MD
LG