Lidhje

Apeli lë në burg punonjësit e BSH


Në Shqipëri Gjykata e Apelit la sot në fuqi vendimin e arrestit me burg për 7 punonjës të Bankës së Shqipërisë të dyshuar si përgjegjës për vjedhjen e afër 7 milionë dollarëve.

Gjatë seancës së sotme disa prej punonjësve të Bankës u shprehën se nuk ka patur një rregullore që organizonte funksionimin e punës dhe procedurat e sigurisë dhe se një rregullore e tillë është hartuar vetëm pasi u zbulua vjedhja.

Për ngjarjen e rëndë deri më tani janë arrestuar 10 persona.

Prokuroria ndërkohë ka kërkuar të marrë në pyetje edhe të gjithë anëtarët e Këshillit Mbikqyrës, përfshirë edhe guvernatorin e Bankës Ardian Fullani.

XS
SM
MD
LG