Lidhje

Spanja i jep fund qeverisjes tradicionale


Partia Konservatore në Spanjë fitoi shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare të së dielës, por një shfaqje e fortë e dy partive të reja opozitare megjithatë kërcënon qëndrimin e saj në pushtet.

Me shumicën e votave të numëruara Partia Popullore konservatore e kryeministrit Mariano Rajoy, ka fituar 121 vende në parlamentin 350 vendesh – një rezultat shumë më i vogël nga 186 vende sa kishte aktualisht. Aleati i natyrshëm i Rajoys, partia e re Ciudadanos, duket se ka fituar 40 vende.

Të dhënat tregojnë se një bllok i partive të majta, përfshirë socialistët, partinë kundër masave shtrënguese Podemos, një parti ish-komuniste dhe dy grupime më të vogla së bashku do të mbajnë 175 vende.

Analistët thonë se skenarët e mundshëm për krijimin e koalicioneve tregojnë se do të duhen disa javë apo më shumë negociata për të vendosur se cila aleancë do të qeverisë me Spanjën.

Por, me votat e fundit të numëruara të hënën është bërë gjithnjë më e qartë se koha e qeverisjes tradicionale dypartiake në Spanjë të paktën përkohësisht ka marrë fund.

“Spanja ka ndryshuar”, tha i ngazëllyer udhëheqës i lartë i Podemos Inigo Errejon para gazetarëve. "Shumë njerëz kanë humbur besimin e tyre në partitë tradicionale. Sistemi dypartiak ka përfunduar."

Të dielën derisa po votonte në një lagje të Madridit, kryeministri Rajoy u tha gazetarëve se ishte i bindur që qytetarët ‘do të zgjedhin atë që mendojnë se është më i miri për vendin e tyre”.

Konservatorët Rajoys janë duke kërkuar një mandat të dytë, pas një fitore të bindshme mbi socialistët në vitin 2011.

XS
SM
MD
LG