Lidhje

Spanjë, nën arrest të dyshuar si ekstremistë


Spanja ka arrestuar 8 persona të dyshuar si militantë islamikë, me lidhje me grupin Shteti Islamik, njoftoi të premten Ministria e Brendshme në Madris, përmes një deklarate.

Gjashtë burra dhe dy gra akuzohen si pjesëmarrës në një rrjet për planifikimin e sulmeve terroriste në Spanjë dhe rekrutimin e luftëtarëve për në luftrat e Sirisë dhe të Irakut.

Në deklaratën e ministrisë thuhet se arrestimet u kryen në provincat verilindore të Spanjës, Barcelonë and Xhirona, si dhe në provincat qendrore të Avilës dhe Ciudad Realit.

Të tetë personat e ndaluar janë shtetas spanjollë. Pesë prej tyre janë me origjinë marokene.

Në deklaratë thuhej se “grupi paraqet një kërcënim serioz dhe të vazhdueshëm ndaj sigurisë kombëtare” të vendit. Në deklaratë thuhet gjithashtu se të tetë personat shërbenin si krahu propagandistik i Shtetit Islamik brenda në Spanjë.

XS
SM
MD
LG