Lidhje

Reagime në Tiranë për fotot e diktatorit Enver Hoxha


Shfaqja e fotografive të diktatorit Enver Hoxha në disa veprimtari që lidhen me Luftën e Dytë Botërore solli reagimin e opinionit qytetar dhe disa studiuesve dhe veprimtarëve të spikatur.

Reagime në Tiranë për fotot e diktatorit Enver Hoxha
please wait

No media source currently available

0:00 0:06:22 0:00

Juristi i njohur Spartak Ngjela thotë se shkenca e historisë ka provuar plotësisht se Enver Hoxha tradhttoi idealet e luftës së vet, edhe pse mori titujt e pamerituar si komandant i saj. Zoti Ngjela tha se diktatori Hoxha tradhtoi luftën partizane dhe tradhtoi aleatët anglo-amerikanë. “Si i pashkolluar dhe anti-perëndimor, Hoxha vrau njëlloj si kundërshtarët politikë ashtu edhte bashkëpunëtorët e vet më të ngushtë” - tha ai.

Zoti Ngjela thotë se diktatoti Hoxha nuk ka merita në atë luftë, se ai nuk drejtoi me ndërlidhje nga ndonjë shtab ushtarak ajo ishte një luftë partizane e tradhtuar nga vetë frymëzuesit e saj. Ai thotë se pushtetarët aktualë po përpiqen ta bëjnë vjedhurazi rehabilitimin e figurës së diktatorit Enver Hoxha, duke e shfaqur gjoja rastësisht në disa veprimtari.

Opinioni publik sipas zotit Ngjela, nuk mund të reagojë kundër disa veprime vjedhurazi gjoja spontanisht aty këtu, por qytetarët janë gati të kundërshtojnë fort sapo dikush do ta rehabilitojë zyrtarisht diktatorin Hoxha.

Të burgosurit politikë pohojnë nga ana e tyre se janë fyer nga portretet e diktatorit Enver Hoxha. Drejtuesi i Unionit të të dënuarve dhe përndjekurve politikë, Besim Ndregjoni, thotë se enverizmi është i pranishëm në partitë politike dhe bëhet i rrezikshëm për Shqipërinë e integruar në NATO dhe në dyert e Bashkimit Europian.

Zoti Ndregjoni thotë se gjatë 24 viteve tranzicion asnjë qeveri nuk i dënoi zyrtarisht krimet e Partisë Komuniste dhe diktatorit Enver Hoxha. Askush nuk u kërkoi falje viktimave apo të distancohej nga ato krime, prandaj nuk gjenden dot edhe sot trupat 4500 të pushkatuarve me gjyq dhe pa gjyq nga diktatura komuniste.

Për këtë temë bëri deklarata publike edhe ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu. Ai tha në mediat vendore se diktatori Enver Hoxha ishte një monstër dhe publikimi i fotove të tij në ceremonitë e luftës është një fyerje për popullin shqiptar.

Sipas statistikave, diktatura komuniste vrau si kundërshtarë politikë 5500 persona, burgosi rreth 30 mijë vetë për motive politike, internoi rreth 60 mijë persona. Diktatura vrau dhe burgosi 310 klerikë dhe besimtarë dhe shkatërroi 220 institucione fetare. Përveç vendasve, diktatura komuniste pushkatoi 95 shqiptarë të Kosovës, dhe 64 shtetas të huaj, si dhe burgosi 1 mijë e 250 persona me kombësi joshqiptare, mes të cilave 38 zonja nga shtete të tjerë.

XS
SM
MD
LG