Lidhje

Çmimet "Spirit" për filmat e pavarur


Më pak se 24 orë para ceremonisë së çmimeve Oscar, yjet morën pjesë në një ceremoni më të thjeshtë ku për të 30-in vit me radhë u dhanë vlerësimet për filmat e pavarur, të quajtur çmimet Spirit.

Dhe fitues në ceremoninë e djeshme, ishte një film i përfolur si një nga kandidatët kryesorë për Oscar, “Birdman” i regjisorit Alejandro Inarritu, i cili mori çmime në kategoritë e filmit më të mirë, aktorit më të mirë për Michael Keaton dhe kinematografinë më të mirë.

Filmi elegant fitoi ndaj konkurrentit më të fortë “Boyhood”, një film për të cilin u deshën 12 vjet që të realizohej dhe regjisori i të cilit, Richard Linklater, mori çmimin në këtë kategori.

Ceremonia e çmimeve Spirit, e transmetuar këtë vit për herë të parë drejtpërdrejt është vënë gjithnjë e më në qendër të industrisë kinematografike ndërsa Hollivudi u përkushtohet filmave që sjellin fitime në sallat e kinemasë.

Megjithatë po të kesh parasysh përvojën e vitit të kaluar përputhja mes çmimeve Oscars dhe Spirits është bërë pothuajse e plotë, kur “12 years a slave” triumfoi në të dyja ceremonitë.

Gjasat janë që edhe këtë vit do të ketë përputhje në raste si ai i më të përfolurës në kategorinë e aktores më të mirë: Julianne Moore me filmin “Still Alice”.

XS
SM
MD
LG