E shtunë, 25 maj, 2013

Lajme

SHBA: Strategji e re ndaj piraterisë kibernetike

x
Madhësia e gërmave - +
Shtetet e Bashkuara po zbulojnë një strategji të re për të përballuar “rritjen dramatike” të kërcënimeve që përbëjnë piratët e internetit dhe spiunazhi kibernetik.
 
Prokurori i Përgjithshëm, Eric Holder, shpjegoi praktikën e re në një konferencë shtypi të mërkurën, duke paralajmëruar se teknologjia e avancuar po e bën më të  lehtë për individët dhe vendet të godasin Shtetet e Bashkuara.
 
Zoti Holder tha se Departamenti i Drejtësisë po lufton agresivisht, duke bashkëpunuar me shtete të ndryshme dhe me agjenci qeveritare për të gjetur dhe ndëshkuar ata që merren me piraterinë dhe spiunazhin kibernetik. Ai bëri gjithashtu thirrje për shtimin e bashkëpunimit me kompanitë private.
 
Strategjia e re parashikon gjithashtu edhe aplikimin e gjobave dhe masave tregtare kundër individëve ose vendeve që venë në shënjestër sekretet tregtare të Shteteve të Bashkuara. Disa ligjvënës amerikanë llogarisin se kompanitë amerikane kanë humbur më shumë se 300 miliardë dollarë vitin e kaluar nga vjedhja e sekreteve, shumica të mara nga agjentë kinezë të kibernetikës.
 
Ky njoftim bëhet një ditë pasi një firmë e sigurimit kibernetik në Shtetet e Bashkuara publikoi një raport që lidh një njësi sekrete ushtarake të Kinës me sulmet kibernetike kundër kompanive amerikane për disa vjet radhazi. Mandiant tha se grupi kishte ndërmarrë rreth 150 sulme nga më të ndryshimet kundër kompanive amerikane që nga viti 2006.
 
Ministria kineze e Mbrojtjes e kritikoi raportin e firmës Mandiant, duke thënë se “nuk është i bazuar në fakte” dhe se “i mungojnë provat teknike”.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Obama: T'u pritet rruga sulmeve seksuale në ushtri

Obama: Ata që kryejnë sulme seksuale nuk kryejnë thjesht një vepër penale, por kërcënojnë edhe besimin dhe disiplinën që mbajnë ushtrinë tonë të fortë
Më tepër

Emily Bear, një pianiste e talentuar 11 vjeçare

Ajo ka marrë pjesë në koncerte në Carnegie Hall, Shtëpinë e Bardhë, festivale të klasit botëror, orkestra simfonike etj
Më tepër

Arrest shtëpie për shtatë të dyshuar për krime lufte

Një gjykatë e drejtuar nga EULEX-i caktoi masën e arrestit shtëpiak për shtatë ish pjesëtarë të UÇK-së që po hetohen nën dyshimet për krime lufte
Më tepër

Fushata zgjedhore fillon pa transparencë financiare

Organizatat e shoqërisë civile po shprehin shqetësim për mungesën e transparencës së tyre mbi financimet
Më tepër

Prishtina miraton planin për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

Marrëveshja u siguron serbëve në komunat veriore të Kosovës një shkallë të lartë autonomie
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive