Lidhje

Stamboll, dy të arrestuar pas të shtënave


Policia në Stamboll arrestoi dy vetë pas të shtënave pranë Pallatit Dolmabahce, një destinacion i preferuar turistik dhe ku ka selinë kryeministri Ahmet Davutoglu. Nuk ka njoftime për viktima nga të shtënat.

Agjencia turke e lajmeve Dogan tha se autorët kishin pasur në shënjestër oficerë policie që po shërbenin në hyrje të pallatit.

Po sot, tetë ushtarë u vranë në provincën juglindore të Siirtit. Sulmi iu atribua Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit ndërsa Turqia përballet me trazira të brendshme politike.

XS
SM
MD
LG