Lidhje

Diskriminimi i grave në Shqipëri


Studimi i INSTAT zbuloi diferencat e ndjeshme midis grave dhe burrave, sidomos në zonat rurale, ku dhuna në familje është më e madhe.

Gratë shqiptare vazhdojnë të jetojnë në një diskriminim të përgjithshëm nga shoqëria, megjithë disa përmirësime që kanë ndodhur vitet e fundit. INSTAT publikoi sot në konferencën rajonale mbi statistikat gjinore të dhëna, sipas të cilave, gruaja shqiptare jeton më së shumti e dhunuar në familje, punësim, shkollim dhe në shoqëri.

Statusi i grave ne Shqiperi
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:09 0:00

Mbi 40 për qind e grave kryejnë punë të papaguara, dhe se dita e punës së tyre është 2 orë më e gjatë se e burrave. Më pas ato qëndrojnë dhe punojnë në shtëpi dy herë më shumë se burrat, përdorin më pak teknologjinë e informacionit dhe bëjnë jetë sociale dy herë më pak se burrat.Vajzat ndjekin më shumë shkollat profesionale, ndërsa djemtë ndjekin më shumë gjimnazet.

Studimi zbuloi se familjet e varfëra me gra kryefamiljare është përgjysmuar nga 20 në 10 për qind, ndërsa familjet e varfra me kryefamiljarë burra janë shtuar më tej, pra megjithë diskrimimin e tyre, gratë janë kujdestare më të mira për mbarëvajtjen e familjes. Të dhëna të tjera nga studimi zbuluan se janë qytetare më të rregullta: ato përbëjnë vetëm 2 % të personave të burgosur. Rreth 60 për qind e grave përjetojnë dhunë në familje, menjëherë pas martesës, shumica në zonat rurale.

Nxjerrja e të dhënave mbi dallimet në shoqëri janë hapi i parë për të përmirësuar përfshirjen sociale, jo vetëm të pakicave si romët, por edhe të shumicave si janë gratë e fshatit, thotë përfaqësues i Kombeve të Bashkuara, David Sanders. Sipas tij, gjysma e grave vetdeklarohen si joaktive në tregun e punës, një pjesë tjetër nuk regjistrohen fare si të papuna, një pjesë tjetër nuk regjistrohen as kur punojnë. Ky realitet duhet të ndryshojë, fillimisht duke i respektuar gratë dhe duke i trajtuar ato më mirë, shtoi ai.

Femrat mbizotërojnë sektorin privat bujqësor; 60 për qind e femrave punojnë në bujqësi, ndërsa 60 për qind e burrave në industri. Gruaja shqiptare nuk e dëshiron emigrimin e jashtëm dhe kush është kthyer nuk do të ikë përsëri; pjesa dërrmuese e grave kanë pranuar ndërrimin e vendbanimit brenda Shqipërisë.Të dhënat e INSTAT-it sollën një pamje të qartë të situatës aktuale në Shqipëri, për të mbështetur përpjekjet për barazi gjinore në vend.

XS
SM
MD
LG