Lidhje

Anketa: Shumica e amerikanëve nuk e sheh Snowden si tradhëtar


Një anketim i ri tregon se shumica e amerikanëve mendojnë se ish-kontraktori i Agjencisë Amerikane të Sigurimit Kombëtar, Edward Snowden, është më tepër një informator, se sa një tradhëtar.

Anketa e publikuar sot nga Universiteti Kuinipiak zbuloi se 55 për qind e pjesëmarrësve thanë se Snowden është një informator, ndërsa 34 për qind e tyre thanë se ai është tradhëtar.

45 për qind e të anketuarve thanë se qeveria e kishte tepruar me përpjekjet kundër terrorizimit, duke kufizuar liritë civile të shtetasve, ndërsa 40 për qind e tyre thanë se qeveria kishte bërë atë që duhej.
XS
SM
MD
LG