E mërkurë, 19 qershor, 2013

Lajme / Kulturë

Vazhdon suksesi për Taylor Swift

Billboard: Kënga “I Knew You Were Trouble” më e shitura në formatin dixhital gjatë javës së fundit të vitit 2012

x
Madhësia e gërmave - +
Taylor Swift u nderua këtë javë me çmimin “People’s Choice” për artistin më të mirë të muzikës country, por suksesi për të shënoi gjerësisht edhe vitin 2012. Sipas revistës Billboard, kënga e saj “I Knew You Were Trouble” ishte kënga më e shitur në formatin dixhital gjatë javës së fundit të vitit 2012. Në pesë vendet e para të këtij klasifikimi ishte edhe "Gangnam Style" e këngëtarit korean Psy.
 
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “People’s Choice” të këtij viti, e cila u zhvillua këtë javë në Los Anxhelos, Taylor Swift u nderua me çmimin për artistin më të mirë të muzikës country.


Music: Swift, Mars, Psy, Elvis Presley
Loading
12:00:00 / -:--:--


Ky ishte një fillim shumë i mbarë i vitit për artisten, por suksesi për të shënoi gjerësisht edhe vitin 2012. Të ndihmuara edhe nga një çmim i veçantë për Krishtindjet prej 1,99 dollarësh, shitjet e albumit "Red" të Taylor Swift kapën shifrën 241 mijë kopje brenda një jave, në faqen e internetit Amazon.

Deri tani, në Shtetet e Bashkuara, janë shitur 3,1 milionë kopje të këtij albumi. Taylor Swift ka planifikuar të nisë turin e saj më 13 mars. Sipas revistës Billboard, kënga e saj e re, “I Knew You Were Trouble” ishte kënga më e suksesshme në formatin dixhital gjatë javës së fundit të vitit 2012, me 582 mijë kopje të shitura.
 
Këngët e tjera të pesë vendeve të para të klasifikimit të këngëve më të shitura në formatin dixhital, gjatë javës së fundit të vitit 2012, ishin Locked Out of Heaven” e Bruno Mars, "Beauty and a Beat" e Justin Bieber, kënga "Diamonds" e Rihannës dhe "Gangnam Style" e këngëtarit korean Psy.

Këtë javë u përkujtua data e lindjes e Elvis Presley-it, 8 janar 1935. "Mbreti i rock and roll-it" publikoi këngën e tij të parë që arriti majën e klasifikimeve në vitin 1956. Më pas ai u bë artisti me shitjet më të mëdha të regjistrimeve muzikore në histori. Arritjet e Elvis Presley-it përfshijnë edhe pjesëmarrje në më shumë se 30 filma si dhe Çmimin Grammy për Karrierën në vitin 1971. Pas vdekjes ai u nderua duke u bërë pjesë e Hollit të Famës së Rock and Roll-it, në vitin 1986. Elvis Presley vdiq në vitin 1977 në shtëpinë e tij në Memphis, të shtetit Tennessee. Ai ishte 42 vjeç. 
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Vëzhguesit vendorë: Situata e KQZ me pasoja

Vëzhguesit shprehin shqetësim mbi përdorimin e burimeve zyrtare në fushatë
Më tepër

Fushatë pa debat në Shqipëri

Mungesa e debateve televizive mes kryeministrit Berisha e kryetarit socialist Rama, sipas gazetarëve, është një mungesë e madhe në këtë fushatë.
Më tepër

"Betejë" në basketbollin amerikan

Një kthesë dramatike në lojën mes ekipit Heat të Majamit dhe Spurs të San Antonios, i dha fitoren Majamit
Më tepër

Integrimi i grave në misione luftarake

Zyrtarët thonë se brenda një ose dy viteve gratë mund të trajnohen për të shërbyer në njësitë elite luftarake.
Më tepër

Pres. Obama mbron programet e monitorimit

Ai tha se monitorimi i telefonatave dhe internetit ka shpëuar jetë njerëzish.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive