Lidhje

Siria dorëzon 86 përqind të armëve të saj kimike


Një organizatë globale për ndalimin e armëve kimike thotë se Siria ka dorëzuar më shumë se 86 përqind të rezervave të saj të armëve kimike.

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike, me bazë në Hagë, dje tha se Siria kishte dorëzuar një tjetër grumbull të materialeve kimike në portin e Latakias që pritet të shkatërrohen në një anije amerikane në det të hapur. Afati për eliminimin e armëve kimike të Sirisë është më 30 qershor.

Ky lajm vjen ndëkohë që zyrtarët amerikanë thanë se ata kanë të dhëna se armët kimike janë përdorur në një zonë të kontrolluar nga rebelët në Siri këtë muaj.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney tha se sulmi i dyshuar në fshatin Kafr Zita përfshinte një kimikat industrial që ndoshta ishte klor.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit Jen Psaki tha se klori nuk ishte në listën e kimikateve që Siria i deklaroi vitin e kaluar, pasi ra dakord për shkatërrimin e armëve kimike si rezultat i presionit ndërkombëtar.

Uashingtoni dhe aleatët e tij thonë se forcat e zotit Asad përdorën gazin Sarin vitin e kaluar, duke vrarë qindra civilë. Qeveria siriane ka thënë se luftëtarët e opozitës ishin ata që përdorën armët kimike.
XS
SM
MD
LG