Lidhje

Siri, forcat kurde marrin kontrollin e Kobanit


Organizata "Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut" me seli në Britani njofton se forcat kurde kanë rimarrë kontrollin e qytetit kufitar sirian të Kobanit, duke sprapsur militantët e Shtetit Islamik pas një beteje katër mujore.

Grupi monitorues thotë se luftëtarët kurdë, të mbështetur nga sulmet ajrore amerikane pothuajse i kanë dëbuar gjithë militantët nga zona përgjatë kufirit me Turqinë.

Banorët civilë ishin larguar nga qyteti i Kobanit që kur Shteti Islamik filloi sulmin ndaj tij në shtator.

Gjatë ditëve të fundit, ushtria amerikane dhe forcat e koalicionit kundër Shtetit Islamik i përqëndruan gjithë goditjet ajrore kundër forcave të këtij grupi në Kobani.

Pas katër vjetësh luftë civile Siria përballet me një konflikt të dytë të brendshëm, ndërsa Shteti Islamik ka marrë nën kontroll gjatë vitit të kaluar territore në veri dhe lindje të vendit.

Rusia po pret delegacione siriane për bisedime sot në Moskë si pjesë e një plani për të rifilluar bisedimet e paqes dhe për të gjetur një zgjidhje politike për luftën civile.

XS
SM
MD
LG