Lidhje

Zgjedhjet në Taivan


Në Taivan, Partia Nacionaliste në pushtet ka pranuar humbjen në zgjedhjet presidenciale të zhvilluara sot. Pasi kishin përfunduar votimet, Eric Chu pranoi humbjen dhe përgëzoi kundërshtaren, Tsai Ing-wen, e Partisë Progresive Demokratike të opozitës, e cila shpjegoi në një fjalim se si dëshiron që bota ta shikojë Taivanin.

“Mendoj se ka ardhur koha të bashkohemi rreth një qëndrimi konsekuent, duke i treguar qartë komunitetit ndërkombëtar se populli taivanez ka konsensus për identitetin kombëtar. Është e arsyeshme që flamuri kombëtar i Republikës së Kinës përfaqëson identitetin e vendit tonë dhe se nuk duhet ndrydhur.”

Vëzhguesit mendojnë se Partia Demokratike Progresive e zonjës Tsai që është pro pavarësisë, do të testojë marrëdhëniet e komplikuara të Taivanit me Kinën.

Kina nuk ka komentuar për votimin, por është shprehur se do të bashkëpunojë me çdo kandidat që nuk mbështet parimin e “një Kine”. Disa sondazhe sugjerojnë se Partia Nacionaliste në pushtet mund të humbasë edhe maxhorancën në parlamentin e Taivanit.

XS
SM
MD
LG