Lidhje

Takimi Obama - Abe


Obama US Japan
Obama US Japan
Presidenti Barak Obama dhe Kryeministri i Japonisë u zotuan se do të punojnë sëbashku për një ekonomi botërore më të fortë dhe për një përgjigje më të rreptë ndaj aktiviteteve bërthamore të Koresë së Veriut. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kent Klain, na informon nga Shtëpia e Bardhë, ku presidenti priti Kryeministrin Shinzo Abe.

Pas takimit të tyre në zyrën ovale, Presidenti Obama tha se ai dhe Kryeministri Abe ranë dakord se do t’i japin një përgjigje të fortë Koresë së Veriut për provën e saj bërthamore të kohëve të fundit.

“Ne patëm këshillime të ngushra për një sërë çështjes të sigurimit dhe në veçanti për shqetësimet tona për aktet provokuese të Koresë së Veriut dhe për vendosmërinë tonë për të ndërmarrë veprime të forta në përgjigje të tyre”.

Nëpërmjet përkthyesit, Kryeministi Abe tha se komuniteti ndërkombëtar nuk mund të tolerojë veprime të tilla si provat bërthamore dhe të raketave nga Koreja e Veriut .

Zoti Abe tha se ai dhe presidenti Obama ranë dakord se veprimet e Fenianit nuk duhet të shpërblehen dhe se të dy vendet do të përpiqen për sanksione të mëtejshme ndaj Koresë së Veriut nëpërmjet Kombeve të Bashkuara.

Ai tha se presidenti gjithashtu shprehu mbështetjen e tij për Japoninë në rastin e rrëmbimit të shtetasve japonezë nga Koreja e Veriut.

Kryeministri Abe tha gjithashtu se të dy udhëheqësit ranë dakord se ekzistenca e aleancës SHBA-Japoni është faktor stabiliteti në rajon dhe do të jetë e dobishme në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të Japonisë me Kinën lidhur me ishujt Senkaku të Detit të Kinës Lindore.

Zoti Obama tha se ai dhe Kryeministri Abe diskutuan gjerësisht edhe për nxitjen e rritjes ekonomike, të cilën ai e quajti përparësinë numër një.

“…dhe hapat që ne do të ndërmarrim në vendet tona për të inkurajuar tregtinë, për të zgjeruar shkëmbimet tregtare dhe për të forcuar rritjen ekonomike për të çuar në mundësi më të mëdha si për Shtetet e Bashkuara ashtu edhe për Japoninë”.


Ky ishte takimi i parë i presidentit me zotin Abe që kur kryeministri japonez erdhi në këtë post në dhjetor të vitit të kaluar. Ai shërbeu si kryeministër për një vit në 2007, por dha dorëheqjen për arsye shëndetësore.

Zoti Abe është kyreministri i pestë i Japonisë që kur Presidenti Obama u zgjodh për mandatin e tij të parë në vitin 2009.
XS
SM
MD
LG