E mërkurë, 19 qershor, 2013

Lajme / Ballkani

Qeveria e Tiranës marrëveshje me konsorciumin e TAP-it

Akti rregullon marrëdhëniet mes palëve. Drejtuesit e TAP-it dhe autoritetet shqiptare optimiste për mundësinë e përzgjedhjes së këtij projekti në garën për të çuar në Europë gazin nga Azerbajxhani

x
Madhësia e gërmave - +
Në Tiranë u firmos sot një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe konsorciumit të projektit të gazsjellësit Adriatic Pipeline, Tap i cili parashikon transportin e gazit nga Azerbajxhani, përmes Greqisë e Shqipërisë në Itali. Marrëveshje e cila rregullon marrëdhëniet mes palëve pritet të nënshkruhet së shpejti nga konsorciumi edhe me Greqinë. Drejtuesit e Tap por edhe ministri shqiptar i Ekonomisë Edmond Haxhinasto u shprehën optimist për epërsinë që sipas tyre ky projekt ka ndaj rivalit tjetër Nabucco West.
 
Ndërsa vendimi përfundimtar për projektin që do të përzgjidhet për të ashtuquajturin Korridor i jugut, që do të duhet të sjellë në Europë gazin nga fusha gjigande e Shah Denizit në Azerbajxhan, pritet të merret në qershor, koncorciumi që udhëheq projektin TAP ka bërë një tjetër hap përpara. Sot në Tiranë, nënshkroi me qeverinë shqiptare marrëveshjen rregullatore mes palëve, e cila parashikon marrëdhëniet reciproke në rast të ndërtimit të gazsjellësit. "Marrëveshja rregullon procesin e blerjes së të drejtës së kalimit mbi terren, procesin e lejeve, atë të standarteve teknike dhe sigurisë si dhe zbatimin i standarteve mjedisore e sociale dhe ato të shëndetit dhe sigurisë në lidhje me komunitetin", deklaroi drejtori i TAP-it Kjetil Tungland.
 


Një marrëveshje të ngjashme konsorciumi do të duhet të nënshkruajë edhe me Greqinë. Sipas zotit Tungland, ka bisedime intensive me Athinën, të cilat do të mbyllen shumë shpejt, tha ai, e sipas të gjitha gjasave kjo pritet të arrihet brenda muajit shkurt.
 
Projekti tjetër alternativ është Nabucco West i cili sipas një raporti të paraqitur në komitetin e marrëdhënieve me jashtë të senatit amerikan, ka një avantazh gjeostrategjik dhe mbështetje më të madhe politike.  Ndërkohë vendet e interesuara për këtë projekt, i cili kalon përmes Gjeorgjisë, Turqisë e më pas në Bullgari, Rumani e Hungari për të përfunduar në Austri, po bëjnë përgatitje të ethshme.  Pjestaret e Nabucco-s kane njoftuar edhe për kalimin në favor të konsorciumit që administron fushat e gazit në Azerbajxhan, të 50 përqind të aksioneve të veta.

Por sipas drejtorit të TAP-it, ky fakt nuk përbën asnjë shqetësim: "Në dhjetor të 2012 ne firmosëm tre marrëveshje me Shah Deniz-in, një marrëveshje  bashkëpunimi, një tjetër për mbulimin e kostove dhe marrëveshja e tretë lidhej me opsionin për pjesmarrjen me aksione edhe nga vetë Shah Deniz. TAP-i ka arritur dhe i ka firmosur këto marrëveshje shumë më përpara se Nabucco".
 
Edhe ministri shqiptar i Ekonomisë Edmond Haxhinasto u shpreh tejet optimist për mundësinë që garën për gazin e Azerbajxhanit ta fitojë projekti Tap: "Në vlerësimin tonë duke patur parasysh kapacitetet eksportuese që ka Azerbajxhani, avantazhin në kosto dhe në kthimin e ivestimit që ka projekti Tap dhe shumë aspekte të tjera që lidhen me ekzekutimin e tij, ne jemi shumë të bindur dhe optimist se ky projekt do të jetë fitues".
 
Pas firmosje së marrëveshjes edhe me Greqinë, konsorciumi Tap do të nënshkruajë një tjetër akt përfundimtar me tre qeveritë e Tiranës, Athinës dhe Romës së bashku, duke kompletuar kështu dosjen që do të dorëzohet për garën transportit të gazit në Europe.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

SHBA: Mbi 50 sulme terroriste të parandaluara

Drejtori I NSA, Keith Alexander tha në Kongres dje se programet e përgjimit që u bënë publike kohët e fundit janë jetike për mbrojtjen e vendit
Më tepër

SHBA do të fillojnë bisedime me talebanët

Ky njoftim u bë sot, ndërsa talebanët hapën zyrtarisht një zyrë në Doha
Më tepër

Fushata zgjedhore në Tiranë

Tirana dërgon 32 deputetë në parlamentin e ri dhe diferencat janë shumë të ngushta e të paparashikueshme
Më tepër

BB, rritja e prodhimit në Kosovë - 3.1% për 2013

Përfaqësuesit e Bankës e përshkruan me tone jo shumë të këndshme rrjedhën e zhvillimeve ekonomike të Kosovës gjatë vitit 2012, ndërsa parashikimet për këtë vit pritet të jenë më të qëndrueshme
Më tepër

NASA ka 8 kandidatë për t’u bërë astronautë

Agjencia amerikane e hapësirës bëri të ditur se gjysma e anëtarëve të grupit janë gra, përqindja më e lartë e femrave në një grup
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive