Lidhje

Nis ndërtimi i gazsjellësit TAP në Shqipëri


Faza e parë parashikon ndërtimin dhe rikonstruksionin e afër 100 kilometrave rrugë si dhe të tre urave të reja dhe rehabilitimin e 50 të tjerave ekzistuese

Në Shqipëri nisën sot zyrtarisht punimet për ndërtimin e gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline, i cili do të furnizojë Europën nga vendburimi I Shah Deinz II në Azerbajxhan. Gazsjellësi do të përshkojë Greqinë, Shqipërinë dhe do të përfundojë përmes tubacioneve nënujorë në brigjet e Italisë. Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë projekt si një prej investimeve më të mëdha në historinë e shtetit shqiptar

Në mënyrë simbolike ministri shqiptar I Energjitikës Damian GJiknuri dhe drejtori i Përgjithshëm i TAP-it Ian Bradshaw zbuluan tabelën e cila shënon fillimin e punimeve për ndërtimin e gasjellësit. Bëhet fjalë për fazën e parë e cila parashikon ndërtimin dhe rikonstruksionin e afër 100 kilometrave rrugë lidhëse të projektit si dhe ndërtimin e tre urave të reja dhe rehabilitimin e plotë të 50 të tjerave ekzistuese.

Për Drejtorin e TAP-it “kjo fazë shënon një moment kyc në avancimin e projektit”. Ndërkohë që në fazën e dytë e cila pritet të nisë vitin e ardhshëm, do të realizohet shtrirja e tubacioneve.

Kryeministri shqiptar Edi Rama vuri theksin te përfitimet e shumta që ekonomia shqiptare do të ketë nga ndërtimi i gazsjellësit të cilin ai e cilësoi si “një prej investimeve më të mëdha në historinë e shtetit shqiptar që merr formë. Sipas një studimi të Universitetit të Oksfordit, që daton në vitin 2013, nga fillimi i punimeve që praktikisht ndodh sot dhe deri në 2018-n, pra, në tre vitet e ardhshme, vetëm nga ky investim, Prodhimi i Brendshëm Kombëtar do të rritet me rreth 160 milionë euro në vit. Ndërsa me fillimin e rrjedhjes së gazit në përfundim të investimit, po sipas këtij studimi, të ardhurat për ekonominë shqiptare do të pësojnë një shumëfishim dhe ekonomia jonë vetëm nga ky projekt do të përfitojë 1 miliardë euro, në 20 vitet në vijim”.

Nis ndërtimi i gazsjellësit TAP në Shqipëri
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:10 0:00

​Shqipëria ndërkohë do të realizojë dhe një studim fizibiliteti dhe do të hartojë dhe një masterplan për rrjetin e gazit në të gjithë vendin në mënyrë që të jetë dhe një përfituese direkte e një burimi të ri energjie.

Gjurma e TAP-it përmes Shqipërisë është rreth 210 kilometra në pjesën tokësore dhe 37 km në pjesën detare në ujërat territoriale shqiptare të Detit Adriatik. Seksioni fillon në Bilisht Qendër në Qarkun e Korçës në kufirin shqiptar me Greqinë dhe mbërrin në Detin Adriatik 17 km në veriperëndim të Fierit, 400 metra në tokë nga vija bregdetare.

Në afërsi të Fierit do të ndërtohet një stacion kompresor, si dhe është planifikuar një stacion tjetër në afërsi të Bilishtit nëse kapaciteti i gazsjellësit zgjerohet në 20 miliard metra kub (bcm). Përgjatë kësaj gjurme do të ndërtohen nëntë stacione valvulash bllokimi.

Ndërtimi i këtij gazsjellësi vlerësohet si i një rëndësie srategjike për Europën, pasi ul varësinë e saj nga gazi rus.

XS
SM
MD
LG