E enjte, 24 prill, 2014

Lajme / Kulturë

Albumi ‘Red’ i këngëtares Taylor Swift

x
Madhësia e gërmave - +
Fituesja e 6 çmimeve Grammy, Taylor Swift po e përfundon këtë vit plot aktivitete, duke nxjerrë në shitje albumin me titull ‘Red’, i cili mund të jetë mes albumeve më të shitur të këtij viti. Shumica e kritikëve të muzikës janë të një mendimi se 16 këngët e albumit pasqyrojnë një artiste më të pjekur dhe me më shumë besim në vetvete.
 
Taylor Swift është mësuar tashmë me shitje rekord të albumeve të saj dhe ajo po e vazhdon këtë prirje me albumin e ri ‘Red’, i cili u shit në 1.2 milion kopje që në javën e parë në shitje, duke e bërë kështu Taylor Swift artisten e vetme femër me dy albume radhazi, që shiten në më shumë se një milion kopje në javën e parë.

Taylor Swift
Taylor Swifti
|| 0:00:00
...
 
🔇
X

Albumi ‘Red’ ka më shumë prirje drejt muzikës pop dhe rock se sa 3 albumet e mëparshëm të artistes. 5 këngë të këtij albumi u publikuan në sistemin iTunes. Kënga me të njëjtën titull është shitur në 4.5 milion shkarkime në iTunes në Shtetet e Bashkuara dhe zuri vendin e parë në klasifikimin e iTunes të këngëve më të mira në 32 vende. Taylor shpjegon pse e titulloi albumin ‘Red’.

“Mendoj se e kuqja është një ngjyrë me të vërtetë aventureske dhe simbolizon dëshirën time në muzikë me këtë album për të realizuar diçka të re dhe të guzimshme dhe besoj t’ia kem arritur këtij qëllimi”.

“We Are Never Ever Getting Back Together” është kënga e parë e albumit ‘Red’. Taylor njihet për kompozimin e këngëve rreth jetës së saj personale dhe megjithëse ajo kurrë nuk identifikon njeri në to, shumë dëgjues besojnë se kjo këngë i dedikohet marrëdhënies së saj me ish të dashurin e saj, aktorin Jake Gyllenhaal (JILL-en-hall). Artistja 22 vjeçare thotë se i gjithë albumi shoqërohet me emocione të thella.

“Tema e albumit pasqyron pikërisht përvojën time në dashuri dhe në jetë dhe mësimet që kam nxjerrë. Më pëlqen shumë të shkruajë këngë rreth dashurisë dhe prishjes së marrëdhënieve, që të vrasin zemrën”.

Albumi ‘Red’ përfshin këngë në duet me këngëtarin britanik Ed Sheeran. Taylor kompozoi 9 këngë të albumit, madje ajo bashkëpunoi për here të parë me artistët suedez, Max Martin dhe Shellback, si dhe me producentin amerikan Jeff Bhasker, i cili respektohet për punën e tij me shumë artiste, mes tyre Kanye West, Beyonce dhe Bruno Mars.

Taylor është  në krye të listës së emërimeve në Ceremoninë e Çmimeve të Muzikës Evropiane, EMA. Ajo është emëruar për në 5 kategori, përfshirë edhe artistja më e mirë e muzikës Pop dhe artistja më e mire për interpretimet në skenë. Taylor do të jetë në Frankfurt të Gjermanisë më 11 nëntor për të interpretuar në ceremoninë e çmimeve EMA.
Ajo njoftoi gjithashtu planet për të suportuar albumin ‘Red’ me një turne me 58 koncerte në Amerikën Veriore, që do të fillojë në mars të vitit të ardhshëm. Le të dëgjojmë tani Taylor Swift në këngën e re solo ‘Begin Again’.

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
23.04.2014
Emisioni televiziv Ditari

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.

LAJME

A ka trupa ruse në Ukrainën lindore?

Ka rreth 40 mijë trupa ruse të vendosura pranë kufirit me Ukrainën, por ekspertët thonë se disa prej tyre janë tashmë në anën tjetër të kufirit
Më tepër

Fatahu, Hamasi njoftojnë marrëveshje ripajtimi

Plani shton ndërlikime të reja për përpjekjet amerikane për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje mes Izraelit dhe palestinezëve
Më tepër

Përgatitje për monanovra ushtarake SHBA-Poloni

Manovrat zhvillohen në kuadër të përpjekjeve amerikane për të demonstruar mbështetje për Evropën ndërkohë që vazhdon ballafaqimi i Perëndimit me Rusinë
Më tepër

EULEX-i ngre akuzë ndaj gazetarit Milaim Zeka

Gazetari akuzohet për publikim të identitetit të dëshmitarëve në një proces gjyqësor për krime lufte
Më tepër

Pasuria, akuza anëtarit të KLD

Inspektoriati i deklarimit të pasurive kallëzim penal ndaj gjykatësit Gjin Gjoni, dyshime për pasuritë e shumta. Gjoni: Janë të bashkëshortes të krijuara në vite. Nuk u thirra nga ILDK. Farsë politike
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Amerika në 60 sekondai
|| 0:00:00
...
 
🔇
X
23.04.2014
Amerika në 60 sekonda

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • A mock protester throws a water bomb during police exercises to manage civil unrest in Manila, Philippines ahead of a visit by US President Barack Obama.
  • A man uses a net to catch fish in a stream in Bogor, West Java, Indonesia.
  • A boy dressed up as Sao Jorge, also known as Saint George, attends Sao Jorge's day celebrations in Rio de Janeiro, Brazil.
  • A woman applies lipstick while her family's concrete house is being demolished in a squatter colony in Tondo, Manila.
  • People cover their faces as strong winds blows insulation material off a building in Hami, northwest China's Xinjiang region.
  • A woman cries while praying during a candlelight vigil in Ansan, to commemorate the victims of capsized passenger ship Sewol and to wish for the safe return of missing passengers.
  • Police train their fire hose at protesters as the latter try to force their way closer to U.S. Embassy for a rally against next week's visit of U.S. President Barack Obama in Manila, Philippines.
  • People read free books on International Book Day in Bucharest, Romania.
  • A woman has lunch on a bench at Rossio Square in central Lisbon, Portugal.
  • US Secretary of Defense Chuck Hagel is briefed on the ATLAS ROBOT which is one of the most advanced humanoid robots ever built at the Pentagon by Defense Advanced Research Projects Agency(DARPA) personnel, April 22, 2014.
  • A slum dweller's pets (puppies and a cat) look on from a plastic container next to religious statues and other belongings, after a squatter colony was demolished in Tondo, Manila.
  • Atletico Madrid's Diego Costa controls the ball during their Champions League semi-final first leg soccer match against Chelsea at Vicente Celderon Stadium in Madrid, Spain, April 22, 2014.
  • A rebel fighter carries an anti-tank weapon as he heads with his fellow fighters towards their positions in the Armenian Christian town of Kasab, Syria.
  • Jackie Bradley, Jr. #25 of the Boston Red Sox jumps up for a fly ball at the center field wall but comes up missing it against the New York Yankees during the game at Fenway Park  in Boston, Massachusetts, April 22, 2014.
  • A military policemen stands in position during a violent protest in a favela next to Copacabana, Rio de Janeiro, Brazil, April 22, 2014.
  • An octopus is lowered during a pre-game ceremony in Game 3 of a first-round NHL hockey playoff series between the Detroit Red Wings and the Boston Bruins in Detroit, April 22, 2014.

Interaktive