Lidhje

Thaçi: liberalizimi i vizave do të ndodhë shumë shpejt


Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha sot se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të ndodhë shumë shpejt dhe kjo është sipas tij, çështje orësh. Ai i bëri këto komente pas takimit me përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës. UEFA pritet të marrë nesër vendimin për anëtarësimin e Kosovës në të.

Zyrtarët në Kosovë thonë se Komisioni Evropian pritet që të mërkurën të publikojë rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave me Kosovën. Të martën në Budapest të Hungarisë, zhvillohet kongresi vjetor i Federatës Evropiane të Futbollit, ku do të diskutohet edhe çështja e anëtarësimit të Kosovës. Kosova ka bërë përpjekje të vazhdueshme për t'u anëtarësuar në federata ndërkombëtare, por këto përpjekje janë kundërshtuar nga Serbia, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

XS
SM
MD
LG