Lidhje

Tiranë, polemika qeveri-opozitë për bujqësinë


Në Tiranë, qeveria njoftoi sot disa lehtësira për bujqësinë, me qëllim që të nxiten prodhimi dhe eksportet. Por opozita deklaroi se ato janë masa të vonuara, tashmë që bujqit janë në gjendjen më të vështirë.

Pesha e bujqësisë në prodhimin e brendshëm bruto ka rënë më tej, dhe eksportet janë më të ulëta se vendet fqinje.

Shqipëri, polemika për bujqësinë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:07 0:00

Qeveria publikoi në Tiranë disa lehtësira tregtare për fermerët në përpjekje për të shtuar shitjen e prodhimeve bujqësore dhe shmangien e procedurave administrative në këmbimet me pakicë.

Masat e reja lejojnë veprime financiare më të zhdërvjellta midis fermerit, grumbulluesit dhe eksportuesit të prodhimeve, duke shmangur plotësimin e një mori faturash me vlera të vogla.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha se paketa për bujqësinë rriti rimbursimin e taksave në fshat 6%, në 20% dhe shumë prodhime bujqësore e blegtorale u liruan nga të gjitha taksat doganore si dhe nga taksa e vlerës së shtuar.

“Sot një grumbullues nuk duhet të ulet gjatë ditës së tij pafundësisht e të mbushë me dorë 500-700 fatura, tani ka mundësi me vetëmodelimin e tij, me një numër serial të marrë nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve të bëjë fatura kompjuterike, pra një lehtësim i madh procedural në punën e tyre” - tha ai.

Në dogana është hapur një korsi e vecantë për kalimin pa vonesa të 90 për qind të eksporteve bujqësore e blegtorale. Qeveria beson se edhe masat e reja po e rritin prodhimin bujqësor dhe eksportet.

Të tilla paketa lehtësuese qeveria po projekton edhe në sektorë të tjerë si në industrinë minerare, manifakturë dhe turizëm.

Por opozita reagoi ashpër ndaj masave të qeverisë, duke i quajtur të vonuara, në fundin e një mandati socialist në pushtet, që prodhoi rënie ekonomike.

Partia Demokratike deklaroi se vendi është në një krizë të thellë konsumi, ekonomia është në deflacion dhe recesion.

Në një deklaratë të publikuar sot, PD tha se qeveria nuk hapi 300 mijë vende të reja pune, nuk bëri 160 milionë usd investimeve në kanalet ujitëse dhe ua mohoi fermerëve përmbytjet e dy viteve rresht, por vetëm shtoi luksin në zyrat e saj.

Sipas statistikave zyrtare, rreth 2 për qind e rënies së prodhimit të brendshëm i përket bujqësisë, ndërsa subvencionet bujqësore shkojnë në xhepat e grosistëve që në shumicën e rasteve janë klientë të qeverisë.

Shqipëria ka aktualisht nivelin më të ulët të exporteve në rajon, me një rënie prej 17%, si dhe ka ekonominë më pak tërheqëse për investimet e huaja në rajon për shkak të taksave të larta, ndryshimit të ligjeve dhe të korrupsionit.

Partia Demokratike pohoi se vendi ka nevojë për së paku 50 milion euro investime në infrastrukturën bujqësore, ndërsa qeveria mobilon me miliona euro lluksin e zyrave ministrore, në një kohë që fermerët shqiptarë janë sot në situatën më të vështirë ekonomike.

XS
SM
MD
LG