Lidhje

Pesë këngët më të preferuara në SHBA


Ju sjellim tani pesë këngët më të njohura në Shtetet e Bashkuara sipas klasifikimit të revistës Billboard për javën e 15 marsit, 2014.

Është bota e Pharrell Williams-it...ne thjeshtë jetojmë në të. Do t’ju jap fakte që mbështesin këtë thënie më pas, por së pari, le të fillojmë me këngën në vendin e pestë në renditje. Kësaj jave kemi një të re, të grupit Bastille me titullin “Pompeii.”

please wait

No media source currently available

0:00 0:06:53 0:00
Direct link


Në vitin 79 të erës sonë, qyteti romak i Pompeit u shkatërrua pas shpërthimit të vullkanit Vezuv. Dhe tani, pas gati dy mijë vjetësh, grupi anglez Bastille e ka rikthyer historinë në qendër të vëmendjes, ndërsa “Pompeii” ngjitet një vend nga java e mëparshme në atë të pestin në renditjen e 100 këngëve më të preferuara.
Paskëtaj, renditja nuk ndryshon edhe aq shumë nga ajo e javës së mëparshme...në fakt, asgjë nuk ndryshon. Në vendin e katërt kemi John Jegend, i cili flitet se ka bashkëpunuar me një artist tjetër të famshëm...hollësitë pas “All of Me.”

John Legend ende qëndron në vendin e katërt me “All Of Me.” Muajin e kaluar, thuhej se ai bashkë-kompozoi një këngë me Harry Styles të grupit One Direction. Kënga ishte për duetin Alex dhe Sierra të emisionit X Factor në Shtetet e Bashkuara.
Ndërsa në vendin e tretë, janë përsëri Jason Derulo dhe 2 Chainz me “Talk Dirty.” Jason do të bëhet pjesë e një prej emisioneve më të ndjekura në Shtetet e Bashkuara. Hollësitë pas këngës.

Jason Derulo dhe 2 Chainz zënë vendin e tretë me këngën e tyre me sukses ndërkombëtar “Talk Dirty.” Ajo zuri vendin e parë në disa vende në botë, duke përfshirë Australinë dhe Gjermaninë. Më 24 mars, Jason do të fillojë sezonin e tetëmbëdhjetë të emisionit televiziv “Dancing with the Stars;” ai nuk do të kërcejë, por do të këndojë.

Vendin e dytë edhe kësaj jave e zë Katy Perry me këngën “Dark Horse.”

Edhe kësaj jave, këngëtarja kaliforniane Katy Perry vazhdon në vendin e dytë.
Çdo gjë është në rregull në vendin e parë, ku vazhdon të qëndrojë Pharrell Williams për të dytën javë radhazi me “Happy.” Por kjo nuk është e gjitha që duhet ta gëzojë këngëtarin. Ju tregojmë më tepër pas këngës.

Pharrell Williams kryeson renditjen e 100 këngëve më të mira të revistës Billboard për të dytën javë me rradhë me “Happy.” Për më tepër, albumi i tij solo GIRL sapo arriti të zinte vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar. Shanset janë të mira se ai do ta përsërisë suksesin edhe këtu në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG