Lidhje

Trajnimi për udhëtimet me aeroplan


Avancimi teknologjisë aeronautike dhe masat e rrepta të sigurisë e bëjnë fuluturimin mënyrën më të sigurtë të udhëtimit në ditët tona. Por për ata që ende kanë frikë të udhëtojnë me aeroplanë, kompania British Airways ofron kurse për sigurinë e fluturimeve ku ata mund të mësojnë me imtësi se si duhet të veprojnë në raste emegjence.
Që nga fillimi në 2004 si një kurs trajnimi për punonjësit e kompanive të naftës që udhëtojnë shpesh në zona të largëta, rreth 15 mijë njerëz janë trajnuar për situata emergjente.

Shumica e tyre janë dërguar nga kompania, por kursi pranë aeroportit Hithrow në Londër, është i hapur kundrejt pagesës për këdo.

Trajnimi realizohet brenda një kabine simulimi me lëvizje të plotë. I njëjti model që përdoret për trajnimin e ekuipazhit të British Airways. Ndjesia e të qënit në bordin e aeroplanit gjatë fluturimit është autentike. Kursi fillon si një fluturim i zakonshëm.

Por gjërat përkeqësohen menjëherë. Pas një uljeje emergjente, pasagjerët duhet të evakuojnë aeroplanin.

Instruktori Andy Clubb thotë se përsëritja e procedurës së sugrisë shton besimin tek pasagjerët.

“Fillojmë me një ushtrim emergjence dhe evakuimi që i bën njerëzit të mendojnë. Ata mësojnë se duhet ti kushtojnë vëmendje masave të sigurisë.”

Pjesmarrësit po ashtu praktikojnë uljen në ujë, hapjen e derës së emergjecës dhe rrëshqitjen në tubacionet me ajër. Ata shikojnë demostrimin e përdorimit të paisjeve të emergjencës.

“Kur dinë se si duhet të veprojnë, kjo u jep njerëzve një ndjesi më të madhe se ata janë në kontroll.”

Sarah Pearson thotë se trajnimi i ndryshoi mendimin kur është fjala për të udhëtuar me avion.

“Pas kursit, ndryshova tërësisht qendrimin tim dhe tani i vlerësoj më shumë masat e sigurisë dhe punën e ekuipazhit.”

Zonja Pearson thotë se tani do të ketë një ide të qartë se çfarë duhet të bëjë në rast emergjence.

XS
SM
MD
LG