E mërkurë, 19 qershor, 2013

Lajme / SHBA

Armstrong: Po, kam marrë doping

x
Madhësia e gërmave - +
Çiklisti i njohur amerikan Lance Armstrong pranoi mbrëmë publikisht në televizion se kishte përdorur doping për të marrë shtatë herë titullin fitues të Turit të Francës nga viti 1999 deri më 2005. Armstrong, i cili i kishte shpëtuar kancerit, i tha intervistueses Oprah Winfrey se e gjithë historia e tij që shihej nga publiku si një mit i përsosmërisë, në të vërtetë ishte një gënjeshtër e madhe.
 
41-vjeçari Lance Armstrong, i cili për vite të tëra i kishte mohuar akuzat se merrte doping, i tha mbrëmë intervistueses Oprah Winfrey se nuk do ta kishte fituar shtatë herë titullin e Francës po të mos kishte përdorur substanca të ndaluara.
 
Winfrey: Ke marrë ndonjëherë substanca të ndaluara për çiklizëm?
Armstrong: Po.
Winfrey: Mes tyre edhe substancën EPO?
Armstrong: Po.
Winfrey: Ke marrë doping me transfuzion?
Armstrong: Po.
Winfrey: Po substanca të tjera si testosteron apo kortizon?
Armstrong: Po.
Winfrey: Në 7 fitoret e Francës, a ke përdorur doping?
Armstrong: Po.
Winfrey: Do të kishe fituar dot 7 herë pa doping?
Armstrong: Mendoj se jo.
 
Klientët në një bar që panë intervistën patën reagime të ndryshme.
 
"E bëri siç duhej. E bëri me kujdes që të mos përmendte emra të tjerë. U tregua plotësisht i ndershëm. Nuk e fal veprimin e tij, por jam e kënaqur që më në fund e pranoi hapur," thotë Virginia Allee.
 
"E pabesueshme që e mohoi për një kohë aq të gjatë. E ç'dobi ka që e pranoi kaq vonë?" u shpreh Sandy Carls.
 
Gjatë gjithë rrjedhës së hetimeve Armstrong e quante veten të pafajshëm, por më pas deklaroi se ishte lodhur duke luftuar dhe se nuk do t'i përgjigjej më akuzave për doping.
 
Lance Armstrongut iu hoqën 7 medaljet e Turit të Francës vitin e kaluar, kur agjencia amerikane e anti-dopingut njoftoi se kishte prova se çiklisti ishte përfshirë në një program të paligjshëm dopingu.
 
Armstrong tha se mbante përgjegjësi për skandalin, i cili pothuajse shkatërroi çiklizmin ndërkombëtar.
 
Ish-kampioni amerikan i çiklizmit i ka kërkuar falje personelit të organizatës së tij bamirëse për kancerin, për publicitetin negativ  shkaktuar nga akuzat se kishte përdorur drogë për shtimin e forcës sportive. Armstrong është themelues i Fondacionit Livestrong me qëndër në Austin të Teksasit.
 
Lance Armstrong u bë atlet i klasit botëror pasi kaloi një rast të rëndë kanceri në fillim të karrierës së tij, duke arritur shtatë fitore radhazi të garës raskapitëse, Turi i Francës.
 
Bashkë me titujt sportivë, ai humbi një numër të madh sponsorizimesh nga korporata të ndryshme. Kompania e veshjeve sportive, Nike, e hoqi Armstrongun si zëdhënës të saj "për shkak se e kishte mashtruar kompaninë për vite me rradhë". Po ashtu, kompania e birrës Anheuser-Busch, krijuese e pijes energjike FRS dhe kompania Trek e prodhimit të biçikletave anuluan kontratat e tyre me Armstrongun.
 
Lance Armstrong është ndaluar të marrë pjesë në gara çiklizmi.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Petrit
18.01.2013 21:49
Deklarimi Armstrong si perdorues drogash gjate turneve ciklitike,nje veprim moral ne sherbim te me te mires se mundeshme njerezore per sportin ne pergjithesi.
Armstrong i zhgenjeu fansat,por i dha dhe nje mesim te mire sportisteve ne pergjithesi.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Parandalimi i mbi 50 sulmeve terroriste

Drejtori NSA Keith Alexander tha në Kongres dje se programet e përgjimit që u bënë publike kohët e fundit janë jetike për mbrojtjen e vendit
Më tepër

SHBA do të fillojnë bisedime me talebanët

Ky njoftim u bë sot, ndërsa talebanët hapën zyrtarisht një zyrë në Doha
Më tepër

Fushata zgjedhore në Tiranë

Tirana dërgon 32 deputetë në parlamentin e ri dhe diferencat janë shumë të ngushta e të paparashikueshme
Më tepër

BB, rritja e prodhimit në Kosovë - 3.1% për 2013

Përfaqësuesit e Bankës e përshkruan me tone jo shumë të këndshme rrjedhën e zhvillimeve ekonomike të Kosovës gjatë vitit 2012, ndërsa parashikimet për këtë vit pritet të jenë më të qëndrueshme
Më tepër

NASA ka 8 kandidatë për t’u bërë astronautë

Agjencia amerikane e hapësirës bëri të ditur se gjysma e anëtarëve të grupit janë gra, përqindja më e lartë e femrave në një grup
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive