Lidhje

Policia përleshet me protestuesit në Tuniz


Sot në Tunizi përkrahësit e Partisë islamike të pushtet zhvilluan një marshim, një ditë pasi policia u përlesh me pjesëmarrësit në funeralin e njërit prej udhëheqësve laikë të opozitës.

Demonstruesit thërrisnin parrulla kundër Francës, në shenjë proteste kundër ndërhyrjes franceze, duke ju përgjigjur komenteve të Ministrit të Brendshëm francez Manuel Vall, kundër fuqizimit të fashizmit islamik pas vrasjes së Chokri Belaid-it. Organizatorët thanë se marshimi i sotëm i partisë Ennahda synonte të shprehte përkrahje për asamblenë kushtetuese, ngaqë puna për kushtetutën e re u ndërpre për shkak të vrasjes së udhëheqësit të opozitës Chokri Belaid.

Familja e zotit Belaid akuzoi partinë në pushtet si bashkëpunëtore për vrajsen, një akuzë që partia në pushtet e mohon. Dje gjatë funeralit të zotit Belaid pati përleshje mes policisë dhe dhjetra mijëra pjesëmarrësve.

Mijëra njerëz shkuan në varrezën kryesore të Tunizit për t’i bërë nderimet e fundit politikanit të majtë të opozitës, i cili u vra në fillim të javës. Por siç na njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Liza Bryant, nga kryeqyteti i Tunizisë, funerali i djeshëm u shoqërua me veprime dhune pasi policia përdori gaz lotsjellës dhe u përlesh me protestuesit e rinj jashtë varrezave.

Varrezat ishin mbushur me njerëz, të cilët kacavirreshin në muret dhe gurrët e varreve për të ndjekur kortezhin e përmortshëm të udhëheqësit të vrarë të opozitës, Çokri Belaidi.

Disa këndonin himnin kombëtar të Tunizisë dhe shumë të tjerë ishin mbështjellë me flamurin kuq e bardhë tunizian.

Shumë shprehën zëmërimin e tyre për rritjen e nivelit të pasigurisë në Tunizi që arriti kulmin me vrasjen e Belaidit të mërkurën dhe hidhërimin se shpresat e revolucionit të vitit 2011 po shuhen. Ky ishte reagimi i mjekut 50 vjeçar, Slim Sambura, i cili mori pjesë në varrimin e Belaidit me gjithë familjen e tij.

"Ne bëmë një revolucion më 14 janar 2011 për një jetë të mirë, për demokraci dhe për siguri. Por tani ne nuk kemi as siguri dhe as demokraci. Qeveria jonë nuk asgjë për sigurinë e vendit, për sigurinë e fëmijëve tanë”.

Shumë tunizianë janë të shqetësuar për ngritjen e islamistëve radikalë, të cilët njohtohet se kanë sulmuar apo kërcënuar politikanët e opozitës, artistët dhe figura të tjera laike. Familja e Belaidit ka akuzuar partinë në pushtet, Ennahda, për vdekjen e tij. Megjihtatë, partia ka hedhur poshtë kategorikisht akuzuat dhe e ka dënuar vrasjen.

Disa demonstrues në funeral mbanin parrulla ku shkruhej Ennahda vrasëse.

Drejtuese i një biznesi, Reima Chtioui, tha se edhe nëse Ennahda nuk është direkt përgjegëse për dhunën, ajo mban përgjegjësi sepse ka lejuar përshkallëzimin e saj në muajt e fundit.

Vdekja e Belaidit shënën një kthesë të rrezikëshme për këtë vend të Afrikës Veriore, i cili është vlerësuar dikut si model i demokracisë arabe. Sindikatat shpallën gjithashtu një grevë të përgjithëshme kombëtare dje.

Shtimi i dhunës në vend ishte i pranishëm edhe në fund të ceremonisë së varrimit të Belaidit, kur policia përdori gaz lotsjellës dhe u përlesh me protestuesit jashtë murreve të varrezave. Njerëzit që merrnin pjesë në funeral u larguan me shpejtësi me fytyruar e mbuluara dhe shall. Trazira u njoftuan edhe gjetkë në Tunizi dje.
XS
SM
MD
LG