Lidhje

Trupat amerikane do të vazhdojnë praninë e tyre në Afganistan


Një zyrtar amerikan thotë se trupat amerikane do të qëndrojnë në Afganistan edhe pas fundit të këtij viti, në bazë të një marrëveshje që do të nënshkruhet të martën me presidentin e ri të vendit.

Në bazë të Marrëveshjes Dypalëshe të Sigurisë, rreth 10.000 ushtarë do të vazhdojnë të qëndrojnë në Afganistan pas mbarimit të misionit ndërkombëtar luftarak më 31 dhjetor të këtij viti.

Njoftimi doli të hënën ndërkohë që Ashraf Ghani mori zyrtarisht postin e Presidentit të Afganistanit nga Hamid Karzai.

Nën masa të forta sigurie, të hënën përfaqësuesë nga e gjithë bota u bashkuan me udhëheqësit politikë dhe fetarë afganë në ceremoninë e inagurimit, të mbajtur në pallatin presidencial në Kabul.

Rivali politik i Presidentit Ghani, Abdullah Abdullah bëri betimin si shefi i ri ekzekutiv i vendit në bazë të një marrëveshje për ndarjen e pushtetit të arritur pas një krize disa muajshe që pasoi zgjedhjet presidenciale në Afganistan.

XS
SM
MD
LG