E enjte, 23 maj, 2013

Lajme

Turqi: Sulm vetëvrasës pranë ambasadës amerikane

x
Madhësia e gërmave - +
Të paktën një person është vrarë në një sulm vetvrasës me bombë në kompleksin e ambasadës amerikane në Turqi. Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Zyrtarët thanë se viktima ishte shtetas turk dhe se punonte si punonjës sigurie në ambasadën turke në Ankara.

Një gazetar i shërbimit turk të Zërit të Amerikës tha se roja ishte vrarë pranë një makine kontrolli me rreze X në një pikë kontrolli. Gazetari tha se kamerat e sigurisë nuk po punonin në momentin e shpërthimit pasi pati ndërprerje të energjisë elektrike.

Një punonjës i ambasadës i tha Zërit të Amerikës se ambasada u mbyll dhe se personeli i saj u zhvendos në ambjente të sigurta. Ambulanca dhe zjarrëfikës nxituan për në vendngjarje.

Kordonët e policisë rrethuan zonën, ku janë vendosur edhe disa ambasada të tjera. Specialistë të çaktivizimit të bombave dhe policë morën masat e duhura kundër ndonjë sulmi tjetër të mundshëm.
Ky sulm është i dyti ndaj një zyre diplomatike në Turqi në 5 vitet e fundit. Në vitin 2008, tre njerëz të armatosur dhe tre plicë u vranë në një sulm jashtë konsullatës amerikane në Stamboll.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Petrit
01.02.2013 23:14
Shpreh indinjaten time te thelle ndaj sulmit te Ambasades Amerikane ne Turqi,familjeve te viktimave i shpreh ngushullime.
Veprimet terrorriste nuk jane gje tjeter vetem se fytyra e vertete e komunizmit te konvertuar ne terrorrizem,qe eshte i deshtuar ne ide e programe,por i pa ndalur ne ligesi,dhe kerkon me c'do forme e menyre te sundoje.
C'do forme e ekstremizmit komunist eshte e destinuar te deshtoje me turp, para aleancave SHBA-EUROPE.
SHBA-ja ka qene dhe do te mbetet simbol dhe mbrojtes i Lirise dhe Demokracise ne c'do cep te Botes.


nga: Anonim
01.02.2013 14:49
Sulmi vetevrases prane Ambasades Amerikane ne Ankara eshte nga militante radikale siriane te derguar nga Bashir Al Assad..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Shqipëri: Tre ligjet e reformave votohen të hënën

Ky vendim i kryeministrit Sali Berisha vjen pasi socialistët pranuan një propozim kompromisi të LSI-së për votimin në parlament
Më tepër

Siri: Plan tranzicioni nga opozita

Moaz al-Khalib i kërkon Bashar al Assad t’ia dorëzojë pushtetin një ndihmësi të afërt dhe të largohet nga vendi me 500 përkrahës të tij
Më tepër

Kosovë: Pesë të arrestuar për krime lufte

Arrestimet janë pjesë e hetimeve për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore
Më tepër

Kosovë: Pllakë përkujtimore për hebrejtë

Vendosja e pllakës përkujtimore u bë në qendër të Prishtinës, në vendin kur dikur ngrihej sinagoga e vetme në qytet
Më tepër

Sek. Kerry bisedime me izraelitët dhe palestinezët

Kryediplomatët amerikanë dhe britanikë synojnë t'i ulin të dyja palët në tryezën e bisedimeve të bllokuara të paqes
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive