E martë, 18 qershor, 2013

Lajme / Bota

Turqia liron 10 politikanë pro-kurdë

Ata ishin akuzuar se kishin lidhje me grupin e jashtëligjshëm Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, PKK

x
Madhësia e gërmave - +
Një gjykatë turke liroi 10 politikanë pro-kurdë të akuzuar se kishin lidhje me grupin e jashtëligjshëm Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Politikanët u liruan sot nga një gjykatë në qytetin juglindor të Dijarbakirit. Arsyeja për lirimin e tyre nuk është bërë e ditur, por Agjencia Franceze e Lajmeve citon zyrtarë të gjykatave të kenë thënë se vendimi është marrë për arsye se koha e kaluar në paraburgim kishte tejkaluar çdo afat burgimi që mund të jepej.

Të 10 politikanët ishin mes mijëra të burgosurve që në vitin 2009 u ndaluan nën akuzat e përfshirjes në grupin politik të lidhur me PKK-në, Bashkimi i Komuniteteve të Kurdistanit.

Qeveria turke po zhvillon bisedime me udhëheqësin e burgosur të PKK-së Abdullah Oçalan, në një përpjekje për t'i dhënë fund kryengritjes 28-vjeçare të kurdëve. Qindra të burgosur të tjerë kurdë pritet të lirohen pasi parlamenti të miratojë një kod të ri penal, i cili do të përshtasë legjislacionin e kundër-terrorizmit në përputhje me standardet evropiane.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
20.02.2013 12:32
Eshte nje ogur shume i mire per lirimin e 10 politikaneve prokurde nga Turqia ,eshte kohe historike qe Turqia te beje nje mareveshje paqe afatgjate me kurdet mjaft gjak nga dy palet .Turqia duhet te beje nje paqe me vendet e rajonit te Ballkanit dhe te mblidhen te gjithe intelektualet me ze nga gjithe rajoni per te bere nje paqe afatgjate dhe te ndalin urejtjen dhe te integrohen te gjithe ne BE ..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Si të ruhesh nga përgjimi në internet

Kur u bë publik lajmi se agjencitë e zbulimit mblidhnin të dhëna për komunikimet e qytetarëve, shumë vetë u befasuan nga fakti që këto programe ishin kaq të përhapura
Më tepër

G8 ekspozon rivalitetet e vjetra me Rusinë

Udhëheqësit botërorë në takimin e nivelit të lartë në Irlandën e Veriut kanë filluar diskutimet se si t’i jepet fund konfliktit sirian
Më tepër

Siria, pritet të mbizotërojë në takimin e G8

Presidenti amerikan Barak Obama ndodhet në Irlandën ne Veriut ku po merr pjesë në takimin e nivelit të lartë të 8 vendeve më të industrializuara
Më tepër

Edward Snowden mohon të ketë kontaktuar qeverinë kineze

Sipas “The Guardian”, Snowden i ka bërë këto komente në një chat në internet, në faqen kompjuterike të gazetës
Më tepër

KQZ pranon dështimin për numërim elektronik në Fier

Procesi për numërimin e votave për zgjedhjet e 23 qershorit në këtë qark do të realizohet manualisht
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive