Lidhje

Policia turke bastis disa media


Policia në Turqi bastisi sot disa media në të gjithë vendin, duke arrestuar 24 përkrahës të një rivali të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

Operacioni ishte urdhëruar nga zoti Erdogan, i cili ishte zotuar një ditë më parë se do të mposhtëte "rrjetin e tradhtisë duke e detyruar këtë rrjet të paguante," sipas fjalëve të tij. Arrestimet kishin në shënjestër përkrahësit e klerikut musliman Fethullah Gulen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1999.

Zoti Erdogan, i cili fitoi zgjedhjet presidenciale të muajit gusht, e ka akuzuar klerikun se ka orkestruar hetimet për korrupsion një vit më parë kundër personave të rëndësishën në rrethin e tij të brendshëm. Tre ministra dhanë dorëheqjen në atë kohë, por përfundimisht akuzat u rrëzuan dhe kleriku Gulen mohon se ka qenë prapa hetimeve për ryshfet.

Mes të arrestuarve ishte edhe Ekrem Dumanli, kryeredaktor i gazetës Zaman, më e shitura në Turqi.

XS
SM
MD
LG