Lidhje

Turqi: Përleshje mes policisë dhe protestuesve pro-kurdë


Të paktën 12 vetë kanë vdekur në Turqi, pas përleshjeve mes policisë dhe protestuesve pro-kurdë , të cilët duan që qeveria të ndihmojë kurdët në Sirinë fqinjë të luftojë me militantët e Shtetit Islamik.

Parlamenti i Turqisë autorizoi përdorimin e forcës ndaj grupit Shteti Islamik në Irak dhe në Siri javën e kaluar, por ushtria nuk e kishte kaluar kufirin për të ndërhyrë në qytetin sirian të Kobanit, i njohur edhe si Ayn al-Arab.

Luftëtarët kurdë në Kobani kanë patur disa javë në luftime me militantët. Presidenti i Turqisë tha se qyteti mund të bjerë shumë shpejt në duart e militantëve, në se nuk përfshihen trupat tokësore.

XS
SM
MD
LG