E hënë, 21 prill, 2014

Lajme / Evropë

Turqi: A ka alternativë më të mirë se BE?

x
Madhësia e gërmave - +
Gjatë një interviste të kohëve të fundit, Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdohan la të kuptohej se grupi i sigurisë dhe tregëtisë i njohur si Organizata e Bashkëpunimit të Shangait, ofron për Turqinë një alternativë të mirë ndaj Bashkimit Evropian. Këto komente kryeministri turk i bëri ndërsa përpjekjet 10-vjeçare të Ankarasë për anëtarësim në Bashkimin Evropian kanë ngecur në vend. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones njofton nga Stambolli.
 
Kundërshtimi i disa vendeve të Bashkimit Evropian ndaj përpjekjeve të Ankarasë për t’u anëtarësuar në BE, ka sjellë thuajse një bllokim të këtyre përpjekjeve. Ndërkohë, gjatë një interviste të kohëve të fundit, Kryeministri Erdohan lëshoi atë që një artikull redaksional e cilësoi si një bombë diplomatike.

“Nëse zhvillimet me BE-në vazhdojnë në mënyrë negative, si kryeministër i një populli 75 milionësh, unë mund të shikoj për anëtarësim diku gjetkë. Shangai Pesë është një organizatë më e mirë dhe më e fuqishme se sa BE-ja, me të cilën kemi vlera të përbashkëta”.

Shangai Pesë, tani e njohur si Organizata e Bashkëpunimit të Shangait, grupon Rusinë, Kinën dhe Taxhikistanin si dhe Kazakistanin, Uzbekistanin dhe Kirkistanin. Uzbekistani iu shtua 5 vendeve origjinale në vitin 2001. Kjo është kryesisht një organizatë sigurimi dhe tregëtie. Vitin e kaluar, ajo ngriti nivelin e marrëdhënieve me Ankaranë, duke e cilësuar Turqinë si një partner në dialog.

Ky anim i Kryeminisrit Erdohan nga Organizata e Bashkëpunimit të Shangait u kritikua nga opozita më e madhe e Turqisë, e cila tha se vendet anëtare të kësaj organizate janë shumë pak të interesuar në të drejtat e njeriut dhe demokracinë. Por komentet e tij përkuan me një anketë të opinionit publik në Turqi, sipas së cilës vetëm një e treta mbështesin përpjekjet e Turqisë për anëtarësim në BE. Kjo është mbështetja më e ulët për BE-në në Turqi.  Mbështetjen më e lartë ka qënë 70 për qind.

Anketa u zhvillua nga grupi kërkimor Edam me seli në Stamboll. Kreu i këtij grupi, Sinan Ulgen, thotë se megjithë natyrën kontradiktore të komenteve të kryeministrit, ai beson se zoti Erdohan do të mbështetet nga publiku.

“Kjo është hera e parë që dëgjojmë një koment të tillë nga Kryeministri i Turqisë. Ai është gjithashtu i vetëdijshëm se me një retorikë të tillë ai nuk ka të ngjarë të marrë një reagim negativ nga opinion publik, duke pasur parasysh faktin se më shumë njerëz tani në Turqi mbështesin idenë e ndalimit të negociatave të anëtarësimit me BE-në”.

Por me që grupi i Shangait është një organizatë sigurimi, analistët theksojnë se çdo lloj anëtarësimi i Turqisë mund të kompromentojë antarësinë në NATO, argument i bëri në fillim të javës nga zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Victoria Nuland.

“Është e qartë se një hap i tillë do të ishte interesant, duke pasur parasysh faktin se Turqia është edhe anëtare e NATO-s, pra duhet të presim të shikojmë si do të zhvillohen ngjarrjet”.

Por një zyrtar i Ministrisë së Jashtme turke, i cili foli me kusht që të mos identifikohej, tha se nuk ka ndonjë kontradiktë dhe se vendi i tij po ndjek një qëndrim të shumëfishtë.
Shumë komentatorë në Turqi e shikojnë deklaratën e Kryeministrit më shumë si një manovër diplomatike se sa një ndryshim strategjie, thotë gazetari i çështjeve diplomatike, Semih Idiz për të përditshmen turke, Taraf.

“Ekziston mendimi se me këto komente Kryeministri është përpjekur t’i bëjë presion Bashkimit Evropian, për të treguar se Turqia ka alternativa të tjera dhe nuk ka nevojë për BE-në. Por një ndryshimi thelbësor i pozitës së Turqisë do të prishte ndjeshëm balancën e këtij vendi dhe do të ishte përcaktuar për ekonominë në afatin e gjatë, prandaj nuk ka të ngjarë të ndodhë”.

Pritet që këtë vit si Brukseli edhe Ankaraja të përpiqen të ringjallin procesin e antarësimit. Kryeministri turk do të vizitojë vende të BE-së muajin e ardhshëm, ndërkohë që kancelarja gjermane do të vizitojë Turqinë gjatë muajit shkurt, ndërsa presidenti francez pritet në Turqi më vonë gjatë këtij viti.

Analistët theksojnë se çdo lloj përparimi drejt antarësimit të Ankarasë në BE mund të ndryshojë opinion negativ të publikut. Megjithatë në Turqi ekziston një besim i ri, i bazuar në ekonominë me rritje të shpejtë, që do të thotë se udhëheqja politike e vendit është e vetëdijshme se tani ekzistojnë alternative të tjera ndaj antarësimit në Bashkimin Evropian.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: tini nga: france
02.02.2013 01:08
Mos ja bani gajlen ju Turqise ajo po ece ne hapa te sigurt po e rrit ekonomine e di ajo ma mire me ke lidhet e me ke jo , shikoni ju punet e Shqiptarve qe nuk kemi mbet as me barileve as me krileve


nga: Petrit
01.02.2013 15:42
Erdogan si nje komunist me bindje e veprim,tashme i konvertuar ne vite ne nje islamik per te kapur dhe sunduar mbi pushtete per te rrealizuar endren e tij si sulltan komunist,aleanca me vendet aziatike te cilet udhehiqen nga komunistet ruso-kinez vellezer shpirterore ne bindje dhe veprime,nuk eshte as me pak dhe as me shume por nje kthim ne indetitet dhe nje konflikt ne rritje per vendet e rrajonit.
Uni Erdogan eshte nje veprim i rreflektuar ne kohe e vende,qe nuk duhet injoruar,por hetuar dhe thene NDAL,per t'i paraprire nje konflikti sa "fetar" aq dhe komunist.
Bota e qyteteruar duhet te nxjerre mesime nga paudhesite e konvertimit komunist ne vendet ish komuniste te Europes,si dhe nga pranvera arabe qe c'do dite vetem se shton viktimat e rradhes per pushtet e para te piset pa kufi,duke u kthyer ne nje kercenim ne rritje per qyteterimin dhe LIRINE EDEMOKRACINE E SHUME SAKRIFIKUAR NE VITE.


nga: Anonim
01.02.2013 12:53
Turqia dhe Bashkimi Evropian duhet te ndryshojne pikepamjet si njera dhe tjetra .Turqia duhet te ece me mesimet e babait te Kombit Ataturkut duke eliminuar islamizmin radikal,te beje paqe afat gjate me Kurdistanin dhe te pranoje gjenocidin ne Armeni dhe falje shqipetareve per kete shkaterim dhe coptim trojesh dhe miqesi me popullin e Izraeli dhe vendi i Turqise eshte ne BE..Deklarata e Erdogan se do te anetarsohet ne Shangai 5 ku marin pjese Rusia,Kina,Taxhikistani Uzbekistani,kazakistani dhe kirgistani eshte nje organizate sigurie dhe tregetie..por per Turqine kjo eshte thike me dy presje .Turqia eshte Nato dhe armiku numur nje i Turqise eshte Rusia ,Erdogani e provoje miqesine me Al Assad dhe Amedinezhat dhe ishin thike mbas shpine per Turqia dhe keto dy mostra Al Assad dhe Amedinezhat kishin suportin politik dhe ekonomik te Rusise,por kjo deklarate Erdogan eshte nje manover diplomatike per Be..

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
20.04.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.

LAJME

Të drejtat e grave në Pakistan dhe Afganistan

Dhuna dhe konflikti cungojnë të drejtat e grave në Pakistan dhe Afganistan
Më tepër

Drejt një tjetër Lufte të Ftohtë?

Marrëdhëniet SHBA - Rusi kanë arritur një pikë të ulët, që kur Moska aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë
Më tepër

Incidenti në Ukrainë vë në pikëpyetje marrëveshjen

Disa ligjvënës amerikanë po i bëjnë thirrje administratës të marrë masa për t’i bërë presion Rusisë
Më tepër

Sulmohen dhe vriten dhjetëra ushtarë algjerianë

Militantët islamikë dyshohen si autorë të sulmit
Më tepër

Në Pakistan plagoset një gazetar i njohur

Valë sulmesh kundër njerëzve të medias në këtë vend
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Amerika në 60 sekondai
|| 0:00:00
...
 
🔇
X
18.04.2014
Amerika në 60 sekonda

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Tourists, one holding some flowers she picked, take pictures in a field of tulips near Lisse, western Netherlands. Tourism peaks around the Easter weekend with thousands flocking to the fields to admire field of tulips left to blossom to harvest the bulbs later.
  • Students at Danwon High School in Ansan hold messages for missing schoolchildren who are among the unaccounted for passengers trapped in a South Korean capsized ferry.
  • A parked car suffered damage when a adobe wall collapsed on it after a strong earthquake shook Chilpancingo, Mexico.
  • Pope Francis lies on the floor as he prays during the Celebration of the Lord’s Passion on Good Friday at St Peter's Basilica at the Vatican.
  • A flag in the colors of the Ribbon of Saint George, which has become a symbol of pro-Russian sentiment, flutters as pro-Russian supporters gather outside the mayor's office in Slaviansk, Ukraine.
  • Christian worshippers carry a cross during a procession along the Via Dolorosa on Good Friday during Holy Week in Jerusalem's Old City.
  • Six-week-old Ewan Bingham, takes a look at his dad, Lt. Chris Bingham, of Cranford, New Jersey, after Chris disembarked from the USS Harry S. Truman in Norfolk, Virginia. The carrier strike group is returning from a nine-month deployment. There were 171 babies born to sailors aboard the ship during the deployment.
  • Indian Hindu devotees walk through a dust storm after taking a holy dip at the Sangam, the confluence of the rivers Ganges, Yamuna and mythical Saraswati, in Allahabad.
  • Brazilian soccer fan Anderson poses in front of the media after picking up his 2014 World Cup tickets in Rio de Janeiro. FIFA venue ticketing centers were opened in the World Cup host cities.
  • A man reads a newspaper with front page headlines about the death of Nobel laureate Gabriel Garcia Marquez, in Aracataca, the town were he was born in Colombia's Caribbean coast. Garcia Marquez died in Mexico City on Thursday.
  • Wearing ghilli suits, Iranian army troops march in a parade as one of them hold up his weapon, marking National Army Day in front of the mausoleum of the late revolutionary founder Ayatollah Khomeini just outside Tehran.
  • A visitor takes a picture in one of the greenhouses of the Royal Palace in Laeken, near Brussels, Belgium. The Royal Greenhouses open once a year to the public for a blooming extravaganza of 5,000 plants including giant ferns and exotic trees, some 250 years old.
  • Penitents from "Los Dolores" brotherhood gather prior to a Holy Week procession in Cordoba, southern Spain. Hundreds of processions take place throughout Spain during the Easter Holy Week.
  • Fog surrounds the mountains in Goncalves, in the state of Minas Gerais in southwestern Brazil.

Interaktive