E martë, 27 janar, 2015

Lajme / Bota

Kurdët e Turqisë kërkojnë më shumë liri

x
Scott Bobb
Luftimet në rritje mes forcave turke dhe rebelëve kurdë nxjerr në pah faktin se "çështja kurde" - një problem që ka vazhduar prej dekadash në Turqi - mbetet e pazgjidhur. Kryeministri i vendit thotë se qeveria u ka dhënë liri të papara kurdëve të Turqisë. Por shumica e kurdëve thonë se ata vazhdojnë të pësojnë diskriminim dhe izolim.

Pasdite në Dijarbakir. Vajza kurde po mësojnë instrumentin tradicional kurd Arbane, në Qendrën Kulturore Tigri-Eufrat. Nje qendër në Zonën e Vjetër të Dijarbakirit po përpiqet të ringjallë kulturën tradicionale kurde, e cila ka qenë në rënie që nga krijimi i Republikës Turke, gati 90 vjet më parë. Koordinatori Farkin, që përdor vetëm emrin, thotë se qeveria turke dëshiron vetëm një kulturë dhe një gjuhë, për vendin.

"Qeveria na trajton keq. Ata nuk duan që ne të zhvillojmë këtë aktivitet. Disa herë ata kanë hyrë me forcë këtu. Na morën kompjuterat dhe disqet. Si dhe arrestuan miqtë tanë."

Qendra tërheq shumë artistë. Çdo gjë që përfaqëson kulturën kurde dikur ishte e paligjshme në Turqi. Zyrtarisht, kufizimet janë hequr gjatë dekadës së fundit. Por kurdët thonë se ato vazhdojnë.

I sapodiplomuari universitar Vejsel Tanrikulu rrezikon të dënohet me 10 muaj burg, sepse këndoi këngë tradicionale kurde në një festival.

"Të rinjtë këtu janë të ndarë. Një grup e ka humbur shpresën. Ata dëgjojnë zyrtarët turq kur thonë se gjuha kurde nuk do të mësohet kurrë si gjuhë zyrtare. Grupi tjetër mendon se duhet bërë diçka për këtë problem. Ata janë më tepër aktivistë."

Vejseli thotë se disa prej tyre dëshpërohen aq shumë saqë bashkohen me luftëtarët e PKK-së në male.

Ahmed Gezen është zëvendës kryetar i degës lokale të Partisë Paqe dhe Demokraci, ose BDP. Disa e konsiderojnë atë si krahun politik të PKK-së, por partia e mohon këtë. Zoti Gezen thotë se BDP-ja kërkon një qeveri kurde demokratike në pjesët kurde të Turqisë.

"Kurdët nuk duan të ndahen nga Turqia. Ne duam të jetojmë në një vend demokratik, të lirë si të gjithë. Problemi është se qeveria thotë që ne nuk mund të arsimohemi në gjuhën tonë. Përse jo? Pse duhet që kaq shumë kryengritës dhe ushtarë të vdesin për këtë?"

Bayan Bozyel drejton Partinë më të vogël të të Drejtave dhe Lirive, që mbron të drejtat kurde përmes mënyrave jo të dhunshme.

"Ne shohim që qeveria turke ka hapur një stacion televiziv kurd dhe ka lejuar mundësinë që të zgjedhësh disa kurse në gjuhën kurde në disa shkolla. Por kjo nuk është e mjaftueshme për të zgjidhur problemin kurd."

Luftimet mes luftëtarëve të PKK-së dhe forcave turke janë shtuar ndjeshëm kohët e fundit, pas një dekade relativisht të qetë. Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) thotë se autoritetet po përpiqen të sabotojnë negociatat e paqes. Qeveria thotë se luftëtarët kurdë po inkurajohen nga Siria, për shkak të mbështetjes së Turqisë ndaj rebelëve sirianë.

Shumica e kurdëve duan t’u njihet identiteti i tyre kulturor dhe e drejta për një formë vetëqeverisjeje. Disa prej tyre janë të gatshëm të luftojnë për këtë. Të tjerë, si ky këngëtar tradicional kurd, thonë se është më e rëndësishme të kujdesen që kultura e tyre e lashtë të mos zhduket.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.

LAJME

Kryeministri Rama komentoi zgjedhjet e Greqisë dhe zhvillimet në Shqipëri

Ai tha se shumica synon të hapë një faqe të re në historinë e marrëdhënie institucionale mes Qeverisë dhe Presidentit.
Më tepër

OSBE: Hetim për sulmin ndaj gazetarëve

Një ekip gazetarësh nga Radio Televizioni i Kosovës dhe ai i Serbisë u sulmuan dhe u kërcënuan nga individë të panjohur, ndërsa mbulonin protestat e 24 janarit në Prishtinë
Më tepër

Vizita e Presidentit Obama në Indi

Presidenti dhe Zonja e Parë Michelle morën pjesë në një paradë madhështore për Ditën e Republikës
Më tepër

Paqja sjell begati në qytetin Diyarbakiri

Që pas vendosjes së paqes mes trupave qeveritare turke dhe luftëtarëve kurdë, qyteti është përfshirë nga zhvillimi dhe rritja ekonomike
Më tepër

Tiranë: protestë për naftën, komentojnë analistët

Studiuesit pohojnë se me naftën behet prej shumë vitesh një evazion i madh në çmime dhe cilësi
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Miss Colombia Paulina Vega is crowned Miss Universe 2014 during the 63rd Annual Miss Universe Pageant at Florida International University in Miami, Florida, Jan. 25, 2015.
  • In this image, an expanding shell of debris called SNR 0519-69.0 is left behind after a massive star exploded in the Large Magellanic Cloud, a satellite galaxy to the Milky Way. Multimillion- degree gas is seen in X-rays from Chandra in blue. The outer edge of the explosion (red) and stars in the field of view are seen in visible light from the Hubble Space Telescope.
  • A Jammu and Kashmir state policeman performs a motorcycle stunt during the Republic Day parade in Jammu, India.
  • Cambodian land rights activist Nget Khun (C), known locally as "Mommy", hugs her daughter (R) through a window of a prison car at the Appeal Court in Phnom Penh. A Cambodian court upheld convictions for 10 female land rights activists and a defrocked Buddhist monk and reduced the one-year sentence for most of them.
  • People clap as Bishop Libby Lane (foreground) leaves York Minster in northern England following a service to consecrate her as the new Bishop of Stockport. The Church of England ended centuries of male-only leadership when it declared its first female bishop in the face of fierce opposition from traditionalists.
  • Pastry chef Javier Mercado of the UK competes during the Pastries World Cup final as part of the Catering and Food International Show (SIRHA) in Chassieu, outside Lyon, France.
  • An elderly woman is assisted after riot policemen fired teargas to break up protests calling for the removal of Narok county Governor Samuel Tunai in Narok, Kenya.
  • Roberto Gonzalez, a former worker of Unicom and Conempa, walks in the streets of Asuncion towards the Ministry of Labor, in a symbolic crucifixion, in Paraguay.
  • United Nations High Commissioner for Refugees (UNHCR) Special Envoy Angelina Jolie meets members of the Yazidi minority in Khanke internally displaced person (IDP) Camp in Dohuk, northern Iraq.

Interaktive