Lidhje

Luftime të ashpra në Sirinë veriore


Luftime të ashpra kanë shpërthyer në Sirinë veriore, pranë kufirit me Turqinë, duke zgjuar shqetësime se një valë e re dhe e madhe refugjatësh sirianë do të dyndet drejt Turqisë.

Zyrtarët turq shprehën shqetësimin se forcat e regjimit të Assadit dhe luftëtarët kurdë mund të vazhdojnë ofensivën drejt kufirit në qytetin Azaz, pas përparimit që shënuan gjatë natës në fshatrat përeth Aleppos.

Si burimet turke, ashtu edhe ato siriane thonë se një valë e re refugjatësh mund të tentojnë të futen në Turqi. Ndërkohë që kampet në anën tjetër të kufirit janë tejmbushur me dhjetëra mijëra refugjatë të dëshpëruar, Turqia mund të ndeshet edhe me një dyndje të re.

Zyrtarët turq thonë se kjo është një strategji e qëllimtë e kurdëve për të detyruar sa më shumë familje arabe suni të largohen nga fshatrat përreth Aleppos. Kjo do t’u jepte mundësi kurdëve ta kërkonin atë territor si pjesë e atdheut që duan të shpallin. Qeveria turke beson se plani gëzon mbështetjen e regjimit të Assadit, së paku në formë provizore, si taktikë lufte.

XS
SM
MD
LG